e enjte, mars 29, 2007

Përpjekja.

Blogu Përpjekja, është një nga blogjet e parë që gjen sapo fillon të kërkosh në blogosferën internacionale, ekzistencën e pjesës shqiptare. Fatos Lubonja, autori i këtij blogu, është sot një nga penat më të njohura të asaj që mund ta quaj gazetaria kritike dhe serioze, ashtu si dhe një nga shkrimtarët dhe eseistët që unë vlersoj veçanërisht. Revista “Përpjekta”, që unë e kam pas lexuar vetëm në fillimet e saj, ngelet për mua një përpjekje për të ofruar tekste nga të gjitha fushat artistike me një kualitet të rrallë. Pse nuk kam folur më përpara, sepse ky blog duhet vetëm të lexohet, autori nuk ndërhyn në debatet e komentuesve.

Njeriu i çuditshëm

Njeriu i çuditshëm – ai është mes nesh...por askush nuk e sheh, është një blog që e zbulova rastësisht duke bredhur në komentet e një blogu tjetër. Blogu mund të klasifikohet si një blog letrar veç aty gjen edhe filozofi jo shumë të shtrenjtë, 5 lekë thotë autori, strangeMAN. Fillimet e blogut janë mars 2007 dhe i uroj jetë të gjatë.

e hënë, mars 26, 2007

Jo më 1997 - No more 1997 !

Një blog që zbulova rastësisht. Autori mundohet, me anë të artikujsh të ndryshëm, të sjell sa më shumë informacione në lidhje me këtë ngjarje të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Për amatorët e historisë, po po historisë, tashmë ngjarja po bën pothuajse 10 vjet, ju këshilloj këtë blog te mbajtur nga Ajet Nuro që jeton në Quebec, CA.

e mërkurë, mars 21, 2007

tabakhone


shkruajtur nga Jo domosdoshmërisht, e kam një çik të vështirë të klasifikoj këtë blog ashtu si dhe të them diçka mbi autorin. Shkruar në shqip, këtu ka ese apo lajme mbi jetën politike dhe intelektuale shqiptare. Artikujt janë relativisht të rrallë por të vlefshëm.

Vere e Bardhë

Blog nga k-dot me diçiturën Ç'ma ka zemra, ma qet vena – "What I have in my heart is brought out by the wine." – Autorja është një amerikane e martuar me një shqiptar dhe që atdheu i të dashurit te zemres e tërheq shumë.

Për më shumë në anglisht mbi autoren : "I am an American girl - who met an Albanian boy. We fell in love, got married and lived happily ever after. I am trying my best to learn the language, and doing OK at it, as well as learn my role in his culture. We live in California - with annual trips to Tirana, and the possibility of starting our family there. I am in love with the country and the way of life there"

Leonard Seiti


Ju prezantoj Blogun e Leonardit që nëse i besoj thashethemeve banon në pjesën flamande të Belgjikës. Motoja e blogut të tij: “Njerëzit Sinqeritetin e kanë në shpirt dhe jo në fjalë dhe që ti njohësh duhet të shohësh brënda tyre, pra në shpirt e jo të presësh të kuptosh nga ato që thonë. Fjalët e bukura dhe të shumta janë fukarallëk”.

Leonardi Seiti me vëndodhje: Tepelena : Somëhere in EU : Albanie

e martë, mars 20, 2007

London Musings

Blogu i Lily-t me origjinë nga Shqipëria dhe që tashmë jeton në Londer ku në këtë moment kryen edhe studimet. Blogu është shumë i këndshëm dhe tregon jetën e një studenteje me humor dhe freski.

Orange Bakery

Autorët e Blogut janë Adela e Radu të cilët jetojnë në USA dhe janë me origjinë nga Shqipëria dhe Moldavia. Kush është nga njëri shtet apo nga tjetri, mendoj se ka pak rëndësi ka se në shkrimet e tyre, ndjehet e njejta dashuri për këto vende të largëta. Blogu, i shkruar në anglisht, na sjell jetën e përditshme në Arlington, Virginia ashtu si dhe kujtimet e së kaluarës. Lexim të këndshëm. U mundova të kuptoja kuptimin e titullit dhe ajo që mora vesh ishte vetëm që miqtë tanë nuk mund të bëhen bukëpjekës !

Amour Monde

Një blog nga kryeqyteti i Belgjikës. Blogu është i shkruajtur në shqip por sigurisht mund të gjeni copa të vogla në frëngjisht. Temat janë të ndryshme dhe shpesh autori fton lexuesit në debat. Si blog i ri pamja i ndryshon shpesh dhe fotografia e mësipërme nuk gjendet më veç mua më duket shumë kuptimplotë për titullin Amour Monde.

Digital Objectiv


Një nga blogjet më të lashtë në blogosferën shqiptare, gusht 2004. I shkruajtur në anglisht veç komentuesit në shqip e kanë përgjigjen në të njëjtën gjuhë. Autori, Its, e prezanton veten në anglisht si më poshte:
26-year-old male -- Eastern European, Southern Gentleman, New York credibility, and now with Quebecer fluency goodness - "Y'as-tu un pop-tart?"
Born in Albania
Raised in Kentucky
Cultured in NYC
Residing in Montreal
And still searching for the TRUTH

e hënë, mars 12, 2007

Simbad

Një blog në formë të një ditari të veçantë që autori vetë e quan "ditar për të ndarë një pasion për artin dhe letërsinë". Shkrimet gjenden në frëngjisht dhe shqip dhe janë shumë të pasura. Autori bën pjesë tek ata shqiptar që u larguan të parët me hapjen e kufijve. Gjithmonë i gatshëm të bashkbisedoj dhe të ndaj pasionin e tij.

dangerously sexy (Miss Albania)

Ky blog është krijuar nga reli për të na njohur me këtë aktivitet të rëndësishëm në Shqipëri që quhet "Miss Shqipëria". Blogu ka filluar në vitin 2006 dhe bën fjalë për aktivitetin e fundit. Autori premton të shkruaj shpesh në të mbi të rejat e këtyre miseve dhe mbase do të mbulojë të njëjtin aktivitet të këtij viti!

e mërkurë, mars 07, 2007

Angel or Evil ?


Një blog që vjen nga Shqipëri dhe i shkruajtur vetëm në shqip ka për autor Relin. “Engjëll apo djall” boton artikuj lajme ose ese mbi politikën, ekonominë shoqërinë. Emri i blogut, mendoj, prezanton atë që autori mundohet të na bëjë të kuptojmë me shkrimet e tij : “mos shikojmë vetëm anën e mirë të gjërave, kujdes djalli mund të mos jetë larg”

e diel, mars 04, 2007

Selfmaderadio


Një nga blogjet më të vjetra në shqip, Selfmaderadio është një referencë në blogosferën shqiptare. Në këtë blog ka shkrime shumë të ndjerë, histori të bukura, reportazhe apo edhe kritika.

Autorja, këto kohët e fundit, ka hapur edhe një blog më shumë praktik sesa kritik.

e premte, mars 02, 2007

Stepping Stones - Kim dhe blogjet e saj

Kush njeh pak blogosferën shqiptare është e sigurt që njeh këtë blog që flet direkt nga atdheu. Kim që vjen nga Kanadaja, shkruan me humor dhe sinqeritet mbi të përditshmen në qytetin e Tiranës ose mbi udhëtimet e saj për të zbuluar Shqipërinë. Për momentin shkruan në anglisht veç ka dhënë fjalën t'i futet shqipes e mbase do fillojë edhe të shkruaj.

Blogjet e tjera të saj.
- Një Blog me fotografi e saj.
- Blogu i kuzhinës, gjellët e mira që ajo gatuan vetë.
- Blog arti ose mbi gjërat që autorja i quan thjesht të bukura.
- Dhe më në fund një blog artistik.

Shqipëria gjatë komunizmit.


Personi që ka krijuar këtë blog, është i inetresuer dhe do të botojë fotografi nga periudha komuniste e Shqipërisë. Mendoj që duhet ta ndihmojmë.

Albania during Communism
My name is Tony Skaggs, and I am interested in Albania. This is a blog for photos and graphics of Albania during the communist period, from 1944 to 1991. I will post photos and graphics from the many sources I have collected, and from contributions from readers of this blog.