e diel, korrik 29, 2007

Krasta Krau


Blogu Krasta Krau ka për autor Vladimir Karaj që sot jeton në Tiranë. Blogu, sigurisht në shqip, na sjell krijmtari të autorit në poezi dhe prozë. Secili mund të citojë krijimet e këtij të fundit veç me lejen e autorit.

Lexim të këndshëm.

le blog adelinazog

Një blog tërësisht me poezi. Autorja, që shokoni në fotografi, vjen nga Tepelena, Bënça. Mbasi ka përfunduar studimet e larta në Atdhe për gjuhë e letërsia, poetesha jeton sot në Belgjikë. Ajo vetë shprehet për blogun e saj : « shpresoj të kënaq lexuesit me krijimet e mija origjinale,ku trajtohen tema të ndryshme të jetës ». Le t’i urojmë autores sa më shumë frymëzim.

e enjte, korrik 26, 2007

Salvator - Q

« Një hapësirë, një alternativë për të shprehur disa gjëndje që kërkojnë takim me njerëzit. Ne fakt ky medium më jep mundëine të kem më shumë mundësi për të vendosur imazhe dhe shkrime. Nga fotografia dhe filmat që dalin në kinema, qëndrimi im është vetëm personal dhe nuk mund të mendohet që bëj kritikë apo analize. Është vetëm një gjëndje emocionale që shperndan hapësirë (vështrime) dhe lirim (udhëtime) nga e përditshmja. »

Salvatori

Kolektiviza - koleksion arti


KOLEKTIVIZA, është një blog serioz që trajton të rejat mbi artin dhe kulturën në përgjithësi dhe atë shqiptar në veçanti.
Autori thekson që blogu do të jetë në dy gjuhë, anglisht dhe shqip, veç për momentin, shqipja është gjuha kryesore e blogut.

e mërkurë, korrik 18, 2007

Peizazhe të fjalës - ose natyra jo aq të qeta

Blogun e zbulova me ndihmen e selfmaderadio-s dhe gjëja e parë që më bëri përshtypje ishin artikuj e gjatë, veç sa fillon lexon njërin, dëshiron t’i lexosh të gjitha. Në këtë blog ka plot artikuj, njëri më interesant se tjetri dhe ajo që vlerësoj më shumë është një kandvështrim objektiv dhe i paanshëm mbi tema e trajtuara bile edhe atyre shumë polemike.
Autori, një për momentin veç qëllimi i blogut është të jetë kolektif, prezantohet me pseudonimin xha xhai. Pseudonimi nuk mund të jetë më gjetur, lexoni vetë këtu. Këshillë praktike, lidhuni tek ky blog për të kaluar shumë kohë.

e martë, korrik 17, 2007

Words, words, words

Një blog i shkruajtur me shumë sinqeritet dhe me pasion. Autorja është Klodiana e cila shprehet në anglisht dhe mund të përgjigjet edhe në shqip.

Një frazë e saj që mu duk shprehëse dhe e përshkruan në të njëjtën kohë është

"I am many things and one all at once. And I find it pointless to define myself by what I do and how I talk and what I make or what I’ve seen. What I know is that my eyes are good for as long as they keep me from tripping or walking into a wall."

Na falni por vetëm autorja mund ta përkthejë, unë e ndjej vetën të pafuqishme të gjej fjalët e duhura.