e hënë, nëntor 19, 2007

Martians got feelings too…

Autorja prezanton blogun e saj dhe veten :

"Shkruaj pak dhe kur me teket...
Blogu përmban qëndrat e mia të interesit, gjëra të gjetura vërdallë, plus nganjëherë edhe fotografi (të miat apo edhe të t ë tjerëve...)
Perse e kam krijuar? Hmmm, sepse më dukej i bukur hehe.
Pershkrim per veten? Vij nga Marsi...sa për të thënë që qeveris vetë planetin tim!!! Ndërkohë shpresoj të mos më kenë bërë ndonjë grusht shteti, se nuk i dihet atyre, popull i vështirë..." massia

Amarus

Amarus – është blogu i një gazetari shqiptar që jeton në Francë. Ai është konceptuar në formën e një « reviste » kulturore e artistike, ku mund te gjeni pak nga te gjitha: letersi, art, kulture, refleksione, publicistikë, muzike, krijime e komente nga personalitete të ndryshme nga bota e artit etj.

Simbad

e premte, nëntor 16, 2007

Përjetësisht të Panjohur

Përjetësisht të Panjohur - Një tjetër mënyrë e të kqyrurit të Shqipërisë dhe Shqiptarëve

"...në lidhje me këtë univers shqiptar që merr format e një labirinti, nuk mund të merret guximi të shtrohen pyetje qoftë edhe të thjeshta në pamje, pa patur bindjen që pėrgjigja mund të trondisë dhe të rrëzojë një ndërtesë të tërë të të menduarit, një sistem të tërë të ngritur mbi bazën e paragjykimeve ose të vrojtimeve të ngutura."

Pjesa kryesore e shkrimeve të këtij blogu dy gjuhësh (Shqip-frėngjisht) strukturohen rreth kësaj ideje qëndrore dhe prekin dora dorës probleme të historisë së Shqipërisë, tema të aktualitetit, mendime rreth jetës politike si dhe vështrime të lira dhe personale lidhur me çështjet e identitetit, vendit dhe rolit të Shqiptarëve në Ballkan dhe Evropë.
Autori i tij, Georges Xexo, jeton aktualisht në Tuluzë (Francë). Pas një përvoje të gjatë shkencore, ai i është përkushtuar shkrimit, eseve dhe përkthimit.

e martë, nëntor 13, 2007

Temat

Temat - Lajme, ide, opinione nga Kosova dhe rreth Kosovës,
është një blog kolektiv. Një nga autorët e tij, bytycci, shprehet mbi këtë blog:

"Blogu Temat është i dedikuar audiencës shqipfolëse dhe ngrit tema politike, sociale, kulturore dhe të ngjashme."

autorët : abiti, theory, Kushtrim Xhakli, bytycci

South East Europe Online

"Blogu South East Europe Online është një blog i dedikuar audiencës anglishtfolëse - domethënë botërore - dhe përmbledh lajme nga Ballkani me fokus në trojet shqiptare sidomos në Kosovë. Qëllimi i këtij blogu është një prezantim i mirë i shqiptarëve, thyerja e paragjykimeve dhe përmbledhja e lajmeve të rëndësishme nga Ballkani. Ka edhe komente nga autori apo të huazuara. Gjithashtu postohen edhe foto apo video." bytycci

Sheshi i Mejdanit

e diel, nëntor 11, 2007

Rrezja journal

"Rrezja journal" është një faqe elektronike që ngërthen në vete publicistikë të natyrës gazetareske, analiza, ese, lajme, intervista… në këtë faqe shkruajnë autorë që i përkasin profesioneve te ndryshme nga fusha e komunikimit, media, politikes, filozofisë, sociologjisë, etnologjisë, kulturës, artit…

Pjesa me e madhe e shkrimeve është e fokusuar në realitetin Kosovar dhe më gjere, duke trajtuar këndvështrime interesante qe bashkëjetojnë dhe rrugëtojnë me ne. Qëllimi i kësaj faqeje i shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze qëndron thjeshtë në promovimin e realitetit tonë në kozmopolitanizmin elektronik botëror, ndërsa ideja për ta hapur faqen "Rrezja journal" më lindi nga një varg i shkrimtarit amerikan Robert Frost, që thotë " Two roads diverged in a wood, and I took the one less traveled by, and that has made all the difference"

Autori: Fazli Rrezja

e premte, nëntor 09, 2007

Paris – Tiranë : sociologjia dhe Ballkani



Një blog mes dy qytetesh ose më saktë mes dy rajonesh Europiane. Ky blog ka për qëllim të prezantojë Ballkanin në përgjithësi dhe në mënyrë më të veçantë Shqipërinë, nën këndvështrimin e shkencave sociale. Do të gjeni në këtë blog analiza, kërkime dhe publikime mbi realitetin Ballkanik.

Mickaël Wilmart është studies në Shkollën e Lartë të Studimeve në Shkencat Shoqerore. Puna e tij konsiston në studimin e historisë dhe antropologjisë fetare në Ballkan dhe sidomos në Shqipëri.

Bëra përkthimin se autori shprehet vetë por në frëngjisht.

Shqiperia e udhekryqeve

Edhe pse jam larg Shqipërisë, fëmijërinë dhe një pjesë të rinisë e kam kaluar atje dhe sado që botën e quaj atdheun tim të madh, është kurdoherë një atdhe i vogël, një qytet, një fshat, një mal,një lumë apo një perëndim dielli ku na shkon mendja herë pas here. Pse Shqipëria e udhëkryqeve? Sepse mbeti udhëkryqeve në tërë historinë e saj, se lanë kurrë të zgjedhë rrugë po e tërhoqën me hir a me pahir në rrugë pa krye.

Autori, Ylber Memia shprehet për blogun e tij

e enjte, nëntor 08, 2007

Alter Ego - Ardita Jatru

“Në m’i pëlqefte Bota këto poezi, Unë kam veç mundimin –lavdinë ti” Shakespeare.

Epo.....po e hap dhe unë një blog - mendova para një muaji. E ndërtova katër herë. I bëra muret, e vesha me pak orendi, dola jashtë, e mbylla derën, në fakt e përplasa dhe vazhdova rrugën.
U ktheva përsëri si krimineli në vendin e krimit. Më gërryente një mëndje e keqe - "po ç'dreqin dua me blog-et dhe une ?" Kthehesha dhe i shembja muret përsëri, dhe kjo te katrat herë. Por...."moda" alablogmaniac të hëngërka shpirtin. Fundja pse te mos kem dhe une një blog për të qënë si e gjithë dynjaja(fundja-fundja). Dhe e thashe, dhe e bera. Si thoni ju or miq?
Ardita Jatru

e hënë, nëntor 05, 2007

Klithma


Blog gazetaresk ku gjenden artikuj që trajtojnë ngjarje që shënojnë fort jetën shqiptare sot. Botimet nuk janë shumë të shpeshta veç artikujt që citohen janë me cilësi. Autori është anonim.