e hënë, janar 28, 2008

Minerva - Goddess of wisdom

« Ëndërroj 100, veproj 10 dhe shpresoj të arrij 1 ». Minerva, perëndesha Etruske e diturisë, ushqen etjen time për më teper. Që të arrij qëllimin tim të vetem final, kam nevojë të zbuloj, të zhvilloj dhe pse jo, madje dhe te konservoj veten. Shkrimi eshte një nga format e shumta që më lejon të arrij këtë qëllim. Shkruaj sepse mundem. Shkruaj sepse kam diçka për të thënë.

Blogu im pasqyron syzet me te cilat une perceptoj realitetin. Një shtëpizë moderne e stolisur me pasionet e mija: politike, filozofi, literature, gjuhë të huaja, muzikë, art, udhëtime ...dhe një dozë katarsis shpirtërore. Jeni të mirëpritur, pa harruar të mbathni kepucët tuaja te çelikta. "