e diel, maj 25, 2008

Anonimdramatik



çfarë është dranonimisht?
këtu mund të vini të shkruani gjithë dramat që nuk shkruani dot nëpër blogjet tuaja, sepse familja, shoqëria, ishët, kandidatët, jua njohin blogun dhe ju nuk doni të ekspozoni anën tuaj dramatike, apo s’keni kujt t’i ankoheni në shtëpi, apo thjeshtë doni tu bëni nder dramatikëve të tjerë nëpër botë duke i bërë të mos ndihen vetëm kur shohin çfarë dramash jetoni apo keni parë.

parimi: një nofkë për të gjithë : dr. anonim

jeni të lutur dhe komentet t’i bëni po me këtë nofkë. qëllimi nuk është të bëhemi si Kina Popullore, por të rrimë në anonimitet, që bëhet i tillë veç nëse të tërë titullohen njëlloj.
juaji
dr. anonim

e hënë, maj 12, 2008

Lirika Shqiptare

Ky blog është për gjithë ju që ndani pasionin për muzikën popullore shqiptare të çdo krahine të Shqipërisë. Do mundohem të sjell sa më pranë jush tekste këngësh të cilat ju kanë shoqeruar një jetë të tërë apo dhe ato këngë të cilat mund të kenë kaluar pa u vënë re nga shumë prej nesh.

Ju lutem mos hezitoni dhe të nisni këngët tuaja tek kjo faqe dhe më vonë unë do i vendos në faqen kryesore dhe ne kategorinë përkatëse, ose mund t'i nisni në adresën e emailit tim tresjolie_usa@yahoo.com .

Akro ofron nje guide mbi Parisin

Blogu i Akro-s i shkruajtur ne shqip ofron nje gide te vertete per çdo turist ne Paris. ajo qe me pelqen me shume eshte atmosfare e krijuar ne artikujt e blogut ku turisti mund ta njeje veten pjese te dekorit. Mos humbisni blogun e Akro-s.