e diel, qershor 22, 2008

OBOBO News


Ja nje blog i paevitueshem per lajmet me te reja nga atdheu apo bota. Eshte e vertete ne kete kohe me informacionin qe vjen gjithandej, qe na bombardon, huton, çudit, desinformon - ja nje blog qe e merr gjithshka me humor. Pse jo mbase eshte metoda me e mire !

e diel, qershor 15, 2008

Godsend

Blogu Godsend me nentitullin 'A piece of me...' vjen nga Anglia. Ne formen e nje ditari ka artikuj ne shqip dhe ne anglisht. Me pelqeu ky prezantim i autores : "Hera e pare qe jam ulur te shkruaj ka qene ne klase te dyte. E frymezuar nga librat qe merrja vazhdimisht ne biblioteke dhe nga copezat e leximit letrar zhytesha me ore te tera ne enderrime me sy hapur". Lexim te kendshem

e enjte, qershor 12, 2008

Për vogëlushët

Per te mos harruar thote arta, autorja e blogut.
Ne kete blog
do gjeni fjale te urta, gjeagjeza, kenge, perralla etj etj. Nje ide vertet shume e gjetur per te mos harruar femijerine dhe sidomos per ta percjelle. Ju uroj lexim te kendshem.

e diel, qershor 01, 2008

Revista Letrare ADMET

Prezantimi i blogut eshte bere nga autori i tij Andi Meçaj:
Blogu eshte nje blog letrar, reviste elektronike, me poezi,
tregime, ese, kritika, artikuj, piktura, humor, me cdo gje letrare, ku midis autoreve te njohur shqiptare e te huaj paraqitet edhe krijimtaria (jone)e tre autoreve.
Vend kryesor zene edhe shqiperimet apo perkthimet nga letersia bashkekohore me e mire e huaj.
Eshte nje pasqyre e gjere ku cdo i apasionuar pas letersise do te gjeje shijen e tij.
Botimet e ketij blogu nuk jane vetem eterike, ato mund te lexohen edhe ne gazeten njejavorshe me te madhe shqip ne Athine: "Gazeta e Athines", ku zene nje faqe te saj.