e shtunë, gusht 30, 2008

Rocky Girl

Kur të huajt takohen
Fillon jeta
jo e varfër, jo e pasur
(thjesht e vetëdijshme
as e mirë
as mizore
(thjesht e plotë)
unë, jo nuk... ty
e pamundur
thjesht e çiltër
çiltërsisht, një herë
nëse të huajt (të cilët
thellë-thellë
janë më shumë vetja jonë)
preken
përgjithmonë
(deri në errësirë).

Solla nje poezi te saj per te prezantuar blogun personal te Rocky Girl ku ka jo vetem pozi po edhe proze, perkthime, fraza te nje dite dhe lajme te tjera sipas deshires se autores.

Ollga SELMANI

Ky eshte Blogu i autores Ollga SELMANI me poezi te shkurtra por te ndjera. Lexim te kendshem.

Sheshet e Tiranes

Sheshet e Tiranes eshte nje blog qe trajtonte lajme nga Shqiperia, sidmos nga Tirana siç e thote edhe titulli, qe lidhen me arkitekturen, mjedisin dhe urbanistiken. Autori i blogut quhet Ujku i Zi. Per ata qe interesohen per kete teme, do te gjeni shkrime te autorit ashtu si edhe referenca nga shtypi ne pergjithesi.

e shtunë, gusht 23, 2008

KAPITEN KAPITENI IM

KAPITEN KAPITENI IM me nentitullin "GJITHESESI, NE RINGJALLJEN E MADHE NJE KISHE DO TA NDERTOJ PER TY" eshte nje blog ditar. Autori, i vetequajtur Gomari ateist e pershkruan si me poshte blogun: Ju mund te keni pare nje shtepi te fluturoje,apo nje shef policie,por nje gomar qe te flase dhe te fluturoje,per me teper te jete "GOMAR ATEIST",se besoj.Mire se vini ne moçalin tim te dashur.