Blogu Përpjekja, është një nga blogjet e parë që gjen sapo fillon të kërkosh në blogosferën internacionale, ekzistencën e pjesës shqiptare. Fatos Lubonja, autori i këtij blogu, është sot një nga penat më të njohura të asaj që mund ta quaj gazetaria kritike dhe serioze, ashtu si dhe një nga shkrimtarët dhe eseistët që unë vlersoj veçanërisht. Revista “Përpjekta”, që unë e kam pas lexuar vetëm në fillimet e saj, ngelet për mua një përpjekje për të ofruar tekste nga të gjitha fushat artistike me një kualitet të rrallë. Pse nuk kam folur më përpara, sepse ky blog duhet vetëm të lexohet, autori nuk ndërhyn në debatet e komentuesve.
e enjte, mars 29, 2007
Përpjekja.

Njeriu i çuditshëm
Njeriu i çuditshëm – ai është mes nesh...por askush nuk e sheh, është një blog që e zbulova rastësisht duke bredhur në komentet e një blogu tjetër. Blogu mund të klasifikohet si një blog letrar veç aty gjen edhe filozofi jo shumë të shtrenjtë, 5 lekë thotë autori, strangeMAN. Fillimet e blogut janë mars 2007 dhe i uroj jetë të gjatë.
e hënë, mars 26, 2007
Jo më 1997 - No more 1997 !
Një blog që zbulova rastësisht. Autori mundohet, me anë të artikujsh të ndryshëm, të sjell sa më shumë informacione në lidhje me këtë ngjarje të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Për amatorët e historisë, po po historisë, tashmë ngjarja po bën pothuajse 10 vjet, ju këshilloj këtë blog te mbajtur nga Ajet Nuro që jeton në Quebec, CA.
e mërkurë, mars 21, 2007
Vere e Bardhë
Blog nga k-dot me diçiturën Ç'ma ka zemra, ma qet vena – "What I have in my heart is brought out by the wine." – Autorja është një amerikane e martuar me një shqiptar dhe që atdheu i të dashurit te zemres e tërheq shumë. Për më shumë në anglisht mbi autoren : "I am an American girl - who met an Albanian boy. We fell in love, got married and lived happily ever after. I am trying my best to learn the language, and doing OK at it, as well as learn my role in his culture. We live in California - with annual trips to Tirana, and the possibility of starting our family there. I am in love with the country and the way of life there"
Leonard Seiti

Ju prezantoj Blogun e Leonardit që nëse i besoj thashethemeve banon në pjesën flamande të Belgjikës. Motoja e blogut të tij: “Njerëzit Sinqeritetin e kanë në shpirt dhe jo në fjalë dhe që ti njohësh duhet të shohësh brënda tyre, pra në shpirt e jo të presësh të kuptosh nga ato që thonë. Fjalët e bukura dhe të shumta janë fukarallëk”.
Leonardi Seiti me vëndodhje: Tepelena : Somëhere in EU : Albanie
e martë, mars 20, 2007
London Musings
Blogu i Lily-t me origjinë nga Shqipëria dhe që tashmë jeton në Londer ku në këtë moment kryen edhe studimet. Blogu është shumë i këndshëm dhe tregon jetën e një studenteje me humor dhe freski.
Abonohu te:
Postimet (Atom)