e hënë, nëntor 19, 2007

Martians got feelings too…

Autorja prezanton blogun e saj dhe veten :

"Shkruaj pak dhe kur me teket...
Blogu përmban qëndrat e mia të interesit, gjëra të gjetura vërdallë, plus nganjëherë edhe fotografi (të miat apo edhe të t ë tjerëve...)
Perse e kam krijuar? Hmmm, sepse më dukej i bukur hehe.
Pershkrim per veten? Vij nga Marsi...sa për të thënë që qeveris vetë planetin tim!!! Ndërkohë shpresoj të mos më kenë bërë ndonjë grusht shteti, se nuk i dihet atyre, popull i vështirë..." massia

Amarus

Amarus – është blogu i një gazetari shqiptar që jeton në Francë. Ai është konceptuar në formën e një « reviste » kulturore e artistike, ku mund te gjeni pak nga te gjitha: letersi, art, kulture, refleksione, publicistikë, muzike, krijime e komente nga personalitete të ndryshme nga bota e artit etj.

Simbad

e premte, nëntor 16, 2007

Përjetësisht të Panjohur

Përjetësisht të Panjohur - Një tjetër mënyrë e të kqyrurit të Shqipërisë dhe Shqiptarëve

"...në lidhje me këtë univers shqiptar që merr format e një labirinti, nuk mund të merret guximi të shtrohen pyetje qoftë edhe të thjeshta në pamje, pa patur bindjen që pėrgjigja mund të trondisë dhe të rrëzojë një ndërtesë të tërë të të menduarit, një sistem të tërë të ngritur mbi bazën e paragjykimeve ose të vrojtimeve të ngutura."

Pjesa kryesore e shkrimeve të këtij blogu dy gjuhësh (Shqip-frėngjisht) strukturohen rreth kësaj ideje qëndrore dhe prekin dora dorës probleme të historisë së Shqipërisë, tema të aktualitetit, mendime rreth jetës politike si dhe vështrime të lira dhe personale lidhur me çështjet e identitetit, vendit dhe rolit të Shqiptarëve në Ballkan dhe Evropë.
Autori i tij, Georges Xexo, jeton aktualisht në Tuluzë (Francë). Pas një përvoje të gjatë shkencore, ai i është përkushtuar shkrimit, eseve dhe përkthimit.

e martë, nëntor 13, 2007

Temat

Temat - Lajme, ide, opinione nga Kosova dhe rreth Kosovës,
është një blog kolektiv. Një nga autorët e tij, bytycci, shprehet mbi këtë blog:

"Blogu Temat është i dedikuar audiencës shqipfolëse dhe ngrit tema politike, sociale, kulturore dhe të ngjashme."

autorët : abiti, theory, Kushtrim Xhakli, bytycci

South East Europe Online

"Blogu South East Europe Online është një blog i dedikuar audiencës anglishtfolëse - domethënë botërore - dhe përmbledh lajme nga Ballkani me fokus në trojet shqiptare sidomos në Kosovë. Qëllimi i këtij blogu është një prezantim i mirë i shqiptarëve, thyerja e paragjykimeve dhe përmbledhja e lajmeve të rëndësishme nga Ballkani. Ka edhe komente nga autori apo të huazuara. Gjithashtu postohen edhe foto apo video." bytycci

Sheshi i Mejdanit

e diel, nëntor 11, 2007

Rrezja journal

"Rrezja journal" është një faqe elektronike që ngërthen në vete publicistikë të natyrës gazetareske, analiza, ese, lajme, intervista… në këtë faqe shkruajnë autorë që i përkasin profesioneve te ndryshme nga fusha e komunikimit, media, politikes, filozofisë, sociologjisë, etnologjisë, kulturës, artit…

Pjesa me e madhe e shkrimeve është e fokusuar në realitetin Kosovar dhe më gjere, duke trajtuar këndvështrime interesante qe bashkëjetojnë dhe rrugëtojnë me ne. Qëllimi i kësaj faqeje i shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze qëndron thjeshtë në promovimin e realitetit tonë në kozmopolitanizmin elektronik botëror, ndërsa ideja për ta hapur faqen "Rrezja journal" më lindi nga një varg i shkrimtarit amerikan Robert Frost, që thotë " Two roads diverged in a wood, and I took the one less traveled by, and that has made all the difference"

Autori: Fazli Rrezja