“Në m’i pëlqefte Bota këto poezi, Unë kam veç mundimin –lavdinë ti” Shakespeare.
Epo.....po e hap dhe unë një blog - mendova para një muaji. E ndërtova katër herë. I bëra muret, e vesha me pak orendi, dola jashtë, e mbylla derën, në fakt e përplasa dhe vazhdova rrugën.
U ktheva përsëri si krimineli në vendin e krimit. Më gërryente një mëndje e keqe - "po ç'dreqin dua me blog-et dhe une ?" Kthehesha dhe i shembja muret përsëri, dhe kjo te katrat herë. Por...."moda" alablogmaniac të hëngërka shpirtin. Fundja pse te mos kem dhe une një blog për të qënë si e gjithë dynjaja(fundja-fundja). Dhe e thashe, dhe e bera. Si thoni ju or miq?
Ardita Jatru
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
1 koment:
Duke kerkuar neper blogg-e ndesha ne nje kozmos te pasur poetik. Pershendetje znj. Ardita dhe te falenderoj per flladin poetik qe me dhurove duke lexuar poezite e tua. Blogg-u im eshte htt://www.luanzyka.blogspot.com
Posto një koment