e diel, maj 25, 2008
Anonimdramatik
çfarë është dranonimisht?
këtu mund të vini të shkruani gjithë dramat që nuk shkruani dot nëpër blogjet tuaja, sepse familja, shoqëria, ishët, kandidatët, jua njohin blogun dhe ju nuk doni të ekspozoni anën tuaj dramatike, apo s’keni kujt t’i ankoheni në shtëpi, apo thjeshtë doni tu bëni nder dramatikëve të tjerë nëpër botë duke i bërë të mos ndihen vetëm kur shohin çfarë dramash jetoni apo keni parë.
parimi: një nofkë për të gjithë : dr. anonim
jeni të lutur dhe komentet t’i bëni po me këtë nofkë. qëllimi nuk është të bëhemi si Kina Popullore, por të rrimë në anonimitet, që bëhet i tillë veç nëse të tërë titullohen njëlloj.
juaji
dr. anonim
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment