e hënë, mars 31, 2008

ARTI NE KOHERAT E KOLERES

Quhem Toni Milaqi.
Jam nje artist vizual. Desha t'ju informoj per prezencen e nje bllogu te ri shqip:"ARTI NE KOHERAT E KOLERES" . Duke ndjere dhe pare prezencen, jo fort te madhe te artisteve figurativ shqiptar ne internet, si edhe vakumin e mendimit profesional ne lidhje me artet vizive , ndjeva te nevojshme te krijoj kete kend .
Ky blog do te kete per qellim prezantimin e artit tim ne nje hapesire me te gjere; si edhe te trajtuarit e problematikave artistike , sociale, morale , filozofike, te cilat lidhen drejteperdrejte me hapesirat e arteve vizuale, apo edhe te arteve ne teresi.
Konsiderojeni kete nevoje per komunikim, si nje "ftese ne studio" te nje artisti; si nje tentative per te zhdukur barrierat ndermjet "krijimit te nje vepre arti", dhe "perftimit" te saj.
Jeni te mirepritur te gjithe,nese ndjeni te nevojshme per t'u shprehur, apo per te dialoguar ne lidhje me konceptet e mia, por edhe me temat e prezantuara ketu !

Nuk ka komente: