Po shfaqen postimet me emërtimin Informacion. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Informacion. Shfaq të gjitha postimet

e diel, qershor 22, 2008

OBOBO News


Ja nje blog i paevitueshem per lajmet me te reja nga atdheu apo bota. Eshte e vertete ne kete kohe me informacionin qe vjen gjithandej, qe na bombardon, huton, çudit, desinformon - ja nje blog qe e merr gjithshka me humor. Pse jo mbase eshte metoda me e mire !

e martë, dhjetor 11, 2007

Dy blogje nga Shqipëria

Këtu do prezantoj jo një por dy blogje të krijuara nga një gazetar nga Shqiperia, Saimir Kola. Autori shprehet për blogjet e tij :

« Do të doja që edhe unë të prezantoja dy blogjet e mia. I pari është me lajme, komente analiza, kulturë dhe kurjozitete nga Shqiperia, ndërsa blogu tjetër është vetëm për mjekësinë. Ne kete blog ka vëtëm intervista me mjekë të realizuara nga unë në lidhje me sëmundje të ndryshme.

Gjithçka në këto dy blogje i përket vetëm punës së stafit tonë. Do më bëhej qejfi nëse kam arritur të bëj edhe unë diçka të mirë. »



Pra ju prezantoj blogun : INDIPENDENT MEDIA NEWS - Na e besoni në punën për të gjetur te verteten. Standartet i vendosim ne, te tjeret thjeshte na ndjekin…


Dhe blogu i dyte : MJEKESIA - Ky web eshte vetem per ata qe jane te interesuar per shendetin. Materialet e tij jane ekluzive dhe nuk lejohet kopjimi dhe publikimi i tyre ne asnje menyre pa lejen e webmasterit…

e martë, nëntor 13, 2007

Temat

Temat - Lajme, ide, opinione nga Kosova dhe rreth Kosovës,
është një blog kolektiv. Një nga autorët e tij, bytycci, shprehet mbi këtë blog:

"Blogu Temat është i dedikuar audiencës shqipfolëse dhe ngrit tema politike, sociale, kulturore dhe të ngjashme."

autorët : abiti, theory, Kushtrim Xhakli, bytycci

South East Europe Online

"Blogu South East Europe Online është një blog i dedikuar audiencës anglishtfolëse - domethënë botërore - dhe përmbledh lajme nga Ballkani me fokus në trojet shqiptare sidomos në Kosovë. Qëllimi i këtij blogu është një prezantim i mirë i shqiptarëve, thyerja e paragjykimeve dhe përmbledhja e lajmeve të rëndësishme nga Ballkani. Ka edhe komente nga autori apo të huazuara. Gjithashtu postohen edhe foto apo video." bytycci

e diel, nëntor 11, 2007

Rrezja journal

"Rrezja journal" është një faqe elektronike që ngërthen në vete publicistikë të natyrës gazetareske, analiza, ese, lajme, intervista… në këtë faqe shkruajnë autorë që i përkasin profesioneve te ndryshme nga fusha e komunikimit, media, politikes, filozofisë, sociologjisë, etnologjisë, kulturës, artit…

Pjesa me e madhe e shkrimeve është e fokusuar në realitetin Kosovar dhe më gjere, duke trajtuar këndvështrime interesante qe bashkëjetojnë dhe rrugëtojnë me ne. Qëllimi i kësaj faqeje i shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze qëndron thjeshtë në promovimin e realitetit tonë në kozmopolitanizmin elektronik botëror, ndërsa ideja për ta hapur faqen "Rrezja journal" më lindi nga një varg i shkrimtarit amerikan Robert Frost, që thotë " Two roads diverged in a wood, and I took the one less traveled by, and that has made all the difference"

Autori: Fazli Rrezja

e premte, nëntor 09, 2007

Paris – Tiranë : sociologjia dhe Ballkani



Një blog mes dy qytetesh ose më saktë mes dy rajonesh Europiane. Ky blog ka për qëllim të prezantojë Ballkanin në përgjithësi dhe në mënyrë më të veçantë Shqipërinë, nën këndvështrimin e shkencave sociale. Do të gjeni në këtë blog analiza, kërkime dhe publikime mbi realitetin Ballkanik.

Mickaël Wilmart është studies në Shkollën e Lartë të Studimeve në Shkencat Shoqerore. Puna e tij konsiston në studimin e historisë dhe antropologjisë fetare në Ballkan dhe sidomos në Shqipëri.

Bëra përkthimin se autori shprehet vetë por në frëngjisht.

e hënë, mars 26, 2007

Jo më 1997 - No more 1997 !

Një blog që zbulova rastësisht. Autori mundohet, me anë të artikujsh të ndryshëm, të sjell sa më shumë informacione në lidhje me këtë ngjarje të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Për amatorët e historisë, po po historisë, tashmë ngjarja po bën pothuajse 10 vjet, ju këshilloj këtë blog te mbajtur nga Ajet Nuro që jeton në Quebec, CA.

e hënë, mars 12, 2007

dangerously sexy (Miss Albania)

Ky blog është krijuar nga reli për të na njohur me këtë aktivitet të rëndësishëm në Shqipëri që quhet "Miss Shqipëria". Blogu ka filluar në vitin 2006 dhe bën fjalë për aktivitetin e fundit. Autori premton të shkruaj shpesh në të mbi të rejat e këtyre miseve dhe mbase do të mbulojë të njëjtin aktivitet të këtij viti!

e premte, shkurt 02, 2007

Peshku pa ujë

Peshku pa ujë

The blog, blogu më i rëndësishëm sot i informimit alternativ mbi ç’ndodh në atdhe.

Peshku pa uje është nje projekt i nisur ne Dhjetor te 2003-shit nga botuesit e revistes elektronike alternative ezeta. Për më shumë shiko këtu.