e shtunë, gusht 30, 2008

Rocky Girl

Kur të huajt takohen
Fillon jeta
jo e varfër, jo e pasur
(thjesht e vetëdijshme
as e mirë
as mizore
(thjesht e plotë)
unë, jo nuk... ty
e pamundur
thjesht e çiltër
çiltërsisht, një herë
nëse të huajt (të cilët
thellë-thellë
janë më shumë vetja jonë)
preken
përgjithmonë
(deri në errësirë).

Solla nje poezi te saj per te prezantuar blogun personal te Rocky Girl ku ka jo vetem pozi po edhe proze, perkthime, fraza te nje dite dhe lajme te tjera sipas deshires se autores.

Ollga SELMANI

Ky eshte Blogu i autores Ollga SELMANI me poezi te shkurtra por te ndjera. Lexim te kendshem.

Sheshet e Tiranes

Sheshet e Tiranes eshte nje blog qe trajtonte lajme nga Shqiperia, sidmos nga Tirana siç e thote edhe titulli, qe lidhen me arkitekturen, mjedisin dhe urbanistiken. Autori i blogut quhet Ujku i Zi. Per ata qe interesohen per kete teme, do te gjeni shkrime te autorit ashtu si edhe referenca nga shtypi ne pergjithesi.

e shtunë, gusht 23, 2008

KAPITEN KAPITENI IM

KAPITEN KAPITENI IM me nentitullin "GJITHESESI, NE RINGJALLJEN E MADHE NJE KISHE DO TA NDERTOJ PER TY" eshte nje blog ditar. Autori, i vetequajtur Gomari ateist e pershkruan si me poshte blogun: Ju mund te keni pare nje shtepi te fluturoje,apo nje shef policie,por nje gomar qe te flase dhe te fluturoje,per me teper te jete "GOMAR ATEIST",se besoj.Mire se vini ne moçalin tim te dashur.

e shtunë, korrik 05, 2008

Nature's own

Ky eshte blogu i dyte i Godsend dhe ideja me duket shume e mire. Ne kete blog do te gjeni receta te ndryshme per tu kujdesur per trupin. Qellimi i recetave eshte qe te jene sa me natyrale. Me siper shkruajta trupin se doja te implikoja edhe djmete se kalojne ketej se per momentin ka vetem maska per fytyren dhe qe e di qe perdoren sidomos nga vajzat !

Nje jete buze detit


MadeInVlora, autorja shprehet: Ne fakt, kjo eshte pyetja e pare qe me vjen ne mendje mua derisa e hapa nje blog. Zakonisht s'i them mendimet e mia me gjithe qejf me ze te larte.Me duket sikur, nje pjese e imja kthehet ne fjale, dhe fjala pasi e ke thene, vanitet.Vale qe perhapet. dhe diku, me larg ose me afer, arrin momenti kur humbet.Ndoshta po te shkruheshin do ishte ndryshe, por prape ndonjehere mendimet ecin aq shpejt, sa s'arrin as ti shkruash. Ja te shoh çfare do katranos

My Art - Ardi Stefa

Ky eshte blogu i Andi Stefes. Blogu ka formen e nje ditari me ese. Blogu pak i erret ne shikimin e pare ka shkrime interesante.

e enjte, korrik 03, 2008

Kombinati Tekstil

eshte nje blog i ri artistik. Ne te do te gjeni krijimet e autorit te tij Zen. Krijimet, ne pamjen e pare te çudisin por mendoj qe cilesia eshte me e rendesihmja. Per me shume ftoj te gjithe qe kalojne ketej te gjykojne vete.

e martë, korrik 01, 2008

Albanian Reality

Autori, Casus, shprehet per blogun e tij: kam hapur kete blog ku synoj te nxis diskutime e debate mbi tema qe shqetesojne a kerkojne shtjellim ne shoqerine shqiptare. Kam filluar te postoj atje shkrime e opinione te miat dhe them ta vazhdoj kete praktike ne menyre te shpeshte.

I uroj vertet kurajo bloguesit te ri.

e diel, qershor 22, 2008

OBOBO News


Ja nje blog i paevitueshem per lajmet me te reja nga atdheu apo bota. Eshte e vertete ne kete kohe me informacionin qe vjen gjithandej, qe na bombardon, huton, çudit, desinformon - ja nje blog qe e merr gjithshka me humor. Pse jo mbase eshte metoda me e mire !

e diel, qershor 15, 2008

Godsend

Blogu Godsend me nentitullin 'A piece of me...' vjen nga Anglia. Ne formen e nje ditari ka artikuj ne shqip dhe ne anglisht. Me pelqeu ky prezantim i autores : "Hera e pare qe jam ulur te shkruaj ka qene ne klase te dyte. E frymezuar nga librat qe merrja vazhdimisht ne biblioteke dhe nga copezat e leximit letrar zhytesha me ore te tera ne enderrime me sy hapur". Lexim te kendshem

e enjte, qershor 12, 2008

Për vogëlushët

Per te mos harruar thote arta, autorja e blogut.
Ne kete blog
do gjeni fjale te urta, gjeagjeza, kenge, perralla etj etj. Nje ide vertet shume e gjetur per te mos harruar femijerine dhe sidomos per ta percjelle. Ju uroj lexim te kendshem.

e diel, qershor 01, 2008

Revista Letrare ADMET

Prezantimi i blogut eshte bere nga autori i tij Andi Meçaj:
Blogu eshte nje blog letrar, reviste elektronike, me poezi,
tregime, ese, kritika, artikuj, piktura, humor, me cdo gje letrare, ku midis autoreve te njohur shqiptare e te huaj paraqitet edhe krijimtaria (jone)e tre autoreve.
Vend kryesor zene edhe shqiperimet apo perkthimet nga letersia bashkekohore me e mire e huaj.
Eshte nje pasqyre e gjere ku cdo i apasionuar pas letersise do te gjeje shijen e tij.
Botimet e ketij blogu nuk jane vetem eterike, ato mund te lexohen edhe ne gazeten njejavorshe me te madhe shqip ne Athine: "Gazeta e Athines", ku zene nje faqe te saj.

e diel, maj 25, 2008

Anonimdramatik



çfarë është dranonimisht?
këtu mund të vini të shkruani gjithë dramat që nuk shkruani dot nëpër blogjet tuaja, sepse familja, shoqëria, ishët, kandidatët, jua njohin blogun dhe ju nuk doni të ekspozoni anën tuaj dramatike, apo s’keni kujt t’i ankoheni në shtëpi, apo thjeshtë doni tu bëni nder dramatikëve të tjerë nëpër botë duke i bërë të mos ndihen vetëm kur shohin çfarë dramash jetoni apo keni parë.

parimi: një nofkë për të gjithë : dr. anonim

jeni të lutur dhe komentet t’i bëni po me këtë nofkë. qëllimi nuk është të bëhemi si Kina Popullore, por të rrimë në anonimitet, që bëhet i tillë veç nëse të tërë titullohen njëlloj.
juaji
dr. anonim

e hënë, maj 12, 2008

Lirika Shqiptare

Ky blog është për gjithë ju që ndani pasionin për muzikën popullore shqiptare të çdo krahine të Shqipërisë. Do mundohem të sjell sa më pranë jush tekste këngësh të cilat ju kanë shoqeruar një jetë të tërë apo dhe ato këngë të cilat mund të kenë kaluar pa u vënë re nga shumë prej nesh.

Ju lutem mos hezitoni dhe të nisni këngët tuaja tek kjo faqe dhe më vonë unë do i vendos në faqen kryesore dhe ne kategorinë përkatëse, ose mund t'i nisni në adresën e emailit tim tresjolie_usa@yahoo.com .

Akro ofron nje guide mbi Parisin

Blogu i Akro-s i shkruajtur ne shqip ofron nje gide te vertete per çdo turist ne Paris. ajo qe me pelqen me shume eshte atmosfare e krijuar ne artikujt e blogut ku turisti mund ta njeje veten pjese te dekorit. Mos humbisni blogun e Akro-s.

e hënë, mars 31, 2008

ARTI NE KOHERAT E KOLERES

Quhem Toni Milaqi.
Jam nje artist vizual. Desha t'ju informoj per prezencen e nje bllogu te ri shqip:"ARTI NE KOHERAT E KOLERES" . Duke ndjere dhe pare prezencen, jo fort te madhe te artisteve figurativ shqiptar ne internet, si edhe vakumin e mendimit profesional ne lidhje me artet vizive , ndjeva te nevojshme te krijoj kete kend .
Ky blog do te kete per qellim prezantimin e artit tim ne nje hapesire me te gjere; si edhe te trajtuarit e problematikave artistike , sociale, morale , filozofike, te cilat lidhen drejteperdrejte me hapesirat e arteve vizuale, apo edhe te arteve ne teresi.
Konsiderojeni kete nevoje per komunikim, si nje "ftese ne studio" te nje artisti; si nje tentative per te zhdukur barrierat ndermjet "krijimit te nje vepre arti", dhe "perftimit" te saj.
Jeni te mirepritur te gjithe,nese ndjeni te nevojshme per t'u shprehur, apo per te dialoguar ne lidhje me konceptet e mia, por edhe me temat e prezantuara ketu !

e hënë, janar 28, 2008

Minerva - Goddess of wisdom

« Ëndërroj 100, veproj 10 dhe shpresoj të arrij 1 ». Minerva, perëndesha Etruske e diturisë, ushqen etjen time për më teper. Që të arrij qëllimin tim të vetem final, kam nevojë të zbuloj, të zhvilloj dhe pse jo, madje dhe te konservoj veten. Shkrimi eshte një nga format e shumta që më lejon të arrij këtë qëllim. Shkruaj sepse mundem. Shkruaj sepse kam diçka për të thënë.

Blogu im pasqyron syzet me te cilat une perceptoj realitetin. Një shtëpizë moderne e stolisur me pasionet e mija: politike, filozofi, literature, gjuhë të huaja, muzikë, art, udhëtime ...dhe një dozë katarsis shpirtërore. Jeni të mirëpritur, pa harruar të mbathni kepucët tuaja te çelikta. "