Po shfaqen postimet me emërtimin Shqipëri. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Shqipëri. Shfaq të gjitha postimet

e martë, dhjetor 11, 2007

Dy blogje nga Shqipëria

Këtu do prezantoj jo një por dy blogje të krijuara nga një gazetar nga Shqiperia, Saimir Kola. Autori shprehet për blogjet e tij :

« Do të doja që edhe unë të prezantoja dy blogjet e mia. I pari është me lajme, komente analiza, kulturë dhe kurjozitete nga Shqiperia, ndërsa blogu tjetër është vetëm për mjekësinë. Ne kete blog ka vëtëm intervista me mjekë të realizuara nga unë në lidhje me sëmundje të ndryshme.

Gjithçka në këto dy blogje i përket vetëm punës së stafit tonë. Do më bëhej qejfi nëse kam arritur të bëj edhe unë diçka të mirë. »



Pra ju prezantoj blogun : INDIPENDENT MEDIA NEWS - Na e besoni në punën për të gjetur te verteten. Standartet i vendosim ne, te tjeret thjeshte na ndjekin…


Dhe blogu i dyte : MJEKESIA - Ky web eshte vetem per ata qe jane te interesuar per shendetin. Materialet e tij jane ekluzive dhe nuk lejohet kopjimi dhe publikimi i tyre ne asnje menyre pa lejen e webmasterit…

e mërkurë, tetor 17, 2007

LOER KUME

Blogu Loer Kume me nëntitullin « Unë jam reja puplore... » është blogu i një artisti të ri, nga Durrësi që shkruan proza të shkurtra apo të gjata veç gjithmonë që lexohen rrjedhshëm. Shpesh tregimet e tij janë të përkthyera në anglisht.

e martë, tetor 16, 2007

Living in Shkodra, Albania

Living in Shkoder, Albania, është blogu i një të huaji që jeton në Shqipëri, Shkodër. Them të huaji por në të vertetë Kolin, autori i këtij blogu është plotësisht i konvertuar në një shqiptar, lexoni vetë si shprehet për blogun e tij :

Kam ardhur në Shqipëri qysh 1995.( Vizita e parë ishte në 1994). Tërë kohë kam qënë në Shkodër. Punoj me një kishë ungjillore këtu, por blog-un nuk ka për te bërë me besimin tim. Më shumë dua të tregoj për jetën në Shkoder - pak nga sytë e një i huaj...dhe pak për të treguar si është Shkoder tani. ( më shumë për refugjatët)

e martë, prill 17, 2007

B A N A G O

B A N A G O – me autor Banago, blog që ka filluar aktivitetin e tij në shkurt 2007. Motivet e fillimit si dhe ato të vazhdimit nuk janë shumë të qarta veç blogu është shumë i këndshëm. Në formën e një ditari, pothuajse çdo artikull është i shoqëruar me një thënie ose citat.
Lexim të këndshëm kush del këndej.
Një e re në këtë blog është që mund të regjistrohesh dhe një mail të njofton për çdo artikull të ri, jo keq e kam provuar.

e enjte, mars 29, 2007

Përpjekja.

Blogu Përpjekja, është një nga blogjet e parë që gjen sapo fillon të kërkosh në blogosferën internacionale, ekzistencën e pjesës shqiptare. Fatos Lubonja, autori i këtij blogu, është sot një nga penat më të njohura të asaj që mund ta quaj gazetaria kritike dhe serioze, ashtu si dhe një nga shkrimtarët dhe eseistët që unë vlersoj veçanërisht. Revista “Përpjekta”, që unë e kam pas lexuar vetëm në fillimet e saj, ngelet për mua një përpjekje për të ofruar tekste nga të gjitha fushat artistike me një kualitet të rrallë. Pse nuk kam folur më përpara, sepse ky blog duhet vetëm të lexohet, autori nuk ndërhyn në debatet e komentuesve.

e hënë, mars 12, 2007

dangerously sexy (Miss Albania)

Ky blog është krijuar nga reli për të na njohur me këtë aktivitet të rëndësishëm në Shqipëri që quhet "Miss Shqipëria". Blogu ka filluar në vitin 2006 dhe bën fjalë për aktivitetin e fundit. Autori premton të shkruaj shpesh në të mbi të rejat e këtyre miseve dhe mbase do të mbulojë të njëjtin aktivitet të këtij viti!

e mërkurë, mars 07, 2007

Angel or Evil ?


Një blog që vjen nga Shqipëri dhe i shkruajtur vetëm në shqip ka për autor Relin. “Engjëll apo djall” boton artikuj lajme ose ese mbi politikën, ekonominë shoqërinë. Emri i blogut, mendoj, prezanton atë që autori mundohet të na bëjë të kuptojmë me shkrimet e tij : “mos shikojmë vetëm anën e mirë të gjërave, kujdes djalli mund të mos jetë larg”

e premte, mars 02, 2007

Stepping Stones - Kim dhe blogjet e saj

Kush njeh pak blogosferën shqiptare është e sigurt që njeh këtë blog që flet direkt nga atdheu. Kim që vjen nga Kanadaja, shkruan me humor dhe sinqeritet mbi të përditshmen në qytetin e Tiranës ose mbi udhëtimet e saj për të zbuluar Shqipërinë. Për momentin shkruan në anglisht veç ka dhënë fjalën t'i futet shqipes e mbase do fillojë edhe të shkruaj.

Blogjet e tjera të saj.
- Një Blog me fotografi e saj.
- Blogu i kuzhinës, gjellët e mira që ajo gatuan vetë.
- Blog arti ose mbi gjërat që autorja i quan thjesht të bukura.
- Dhe më në fund një blog artistik.

e martë, shkurt 27, 2007

Our man in Tirana


Në shqip, unë do ta përktheja titullin e këtij blogu : “I yni në Tiranë” – bëhet fjalë për një të huaj në Tiranë I cili me blogun e tij, fillimisht të krijuar për miqtë e tij, zbuloi shqiptarë të tjerë, kryesisht jasht Shqipërisë, që interesoheshin për atdheun e tyre.

Një pjesë e intervisteë së tij dhënë tek selfmaderadio:
I originally started the blog to keep friends and family back home up to date with what I am doing here and what it is like here. I suppose those people were the original 'our' of the name. It seems though that over the months I have been doing this there has been a change in the audience. From the comments I get and from the tracker information I keep it seems that the majority of people reading the blog are Albanians - mostly expat Albanians. For them I am reluctant to consider myself 'our' man since I am a newcomer to this place. So I am not sure who I write for anymore. I think that I have changed the nature of the postings since I have come to realise that it is being read by Albanian expats - but not in a conscious way. I think it is just in the back of my mind as I think of things to write about. I have also tried to develop the title as my persona while here - partly for consistency and partly out of a desire to maintain general anonymity
(Intervista e plotë këtu)

e mërkurë, shkurt 21, 2007

Redbonsai

Nje blog i ri që vjen direkt nga atdheu dhe quhet Redbonsai - however vast the darkness, we must supply our own light

Ka thashetheme që janë dy kontribues redBonsai dhe Consuelo. Është një blog Ditar dhe gjithashtu me shumë fotografi shumë të bukura. Fotografi nga natyra, qytete të atdheut ose më shumë intime. Kurajo këtij blogu të ri.

e enjte, shkurt 15, 2007

Fellow of eagles

Marco – një italian në Tiranë që do të punojë për UNPD gjatë një viti. Me anë të keti blogu ai do të ndajë eksperiencën e tij.

As he present himself : I am an Italian moved to Albania for one year as U.N. Fellow. So this blog will tell you about my experience here.

e premte, shkurt 02, 2007

Peshku pa ujë

Peshku pa ujë

The blog, blogu më i rëndësishëm sot i informimit alternativ mbi ç’ndodh në atdhe.

Peshku pa uje është nje projekt i nisur ne Dhjetor te 2003-shit nga botuesit e revistes elektronike alternative ezeta. Për më shumë shiko këtu.

e mërkurë, janar 31, 2007

Kastadiva


Një blog nga atdheu. Në këtë blog të mbajtur nga Elona do të gjeni poezi, proze, ese, letërsi, kulture.