Po shfaqen postimet me emërtimin Greqi. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Greqi. Shfaq të gjitha postimet

e enjte, nëntor 08, 2007

Alter Ego - Ardita Jatru

“Në m’i pëlqefte Bota këto poezi, Unë kam veç mundimin –lavdinë ti” Shakespeare.

Epo.....po e hap dhe unë një blog - mendova para një muaji. E ndërtova katër herë. I bëra muret, e vesha me pak orendi, dola jashtë, e mbylla derën, në fakt e përplasa dhe vazhdova rrugën.
U ktheva përsëri si krimineli në vendin e krimit. Më gërryente një mëndje e keqe - "po ç'dreqin dua me blog-et dhe une ?" Kthehesha dhe i shembja muret përsëri, dhe kjo te katrat herë. Por...."moda" alablogmaniac të hëngërka shpirtin. Fundja pse te mos kem dhe une një blog për të qënë si e gjithë dynjaja(fundja-fundja). Dhe e thashe, dhe e bera. Si thoni ju or miq?
Ardita Jatru

e mërkurë, qershor 27, 2007

We are living the future !!!

Blogu “We are living the future!!!” me nëntitullin "Jeta është sot, nuk është në të kaluarën nuk është në të ardhmen. E ardhmja është sot! ” vjen nga Greqi dhe autori M.M është një student për momentin. Mendoj që ky blog i ri, në formën e një ditari, duhet inkurajuar.

e martë, shkurt 13, 2007

Vrima e Çelsit

Nëse doni debat, por edhe poezi edhe shqetësimet e përditshme të një Shqiptari në Greqi, duhet domodsdoshmërisht të lexoni blogun Vrima e çelsit, çdo ditë. Mos u shqetësoni për mesazhet dhe diskutimet në greqisht, gjithshka është e përkthyer dhe debatet në shqip janë më interesante – thotë dikush që as nuk di të lexoj një llaf në greqisht.