Ky eshte blogu i Andi Stefes. Blogu ka formen e nje ditari me ese. Blogu pak i erret ne shikimin e pare ka shkrime interesante.
Po shfaqen postimet me emërtimin Ese. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Ese. Shfaq të gjitha postimet
e shtunë, korrik 05, 2008
My Art - Ardi Stefa
Ky eshte blogu i Andi Stefes. Blogu ka formen e nje ditari me ese. Blogu pak i erret ne shikimin e pare ka shkrime interesante.
e hënë, mars 31, 2008
ARTI NE KOHERAT E KOLERES
Quhem Toni Milaqi.Jam nje artist vizual. Desha t'ju informoj per prezencen e nje bllogu te ri shqip:"ARTI NE KOHERAT E KOLERES" . Duke ndjere dhe pare prezencen, jo fort te madhe te artisteve figurativ shqiptar ne internet, si edhe vakumin e mendimit profesional ne lidhje me artet vizive , ndjeva te nevojshme te krijoj kete kend .
Ky blog do te kete per qellim prezantimin e artit tim ne nje hapesire me te gjere; si edhe te trajtuarit e problematikave artistike , sociale, morale , filozofike, te cilat lidhen drejteperdrejte me hapesirat e arteve vizuale, apo edhe te arteve ne teresi.
Konsiderojeni kete nevoje per komunikim, si nje "ftese ne studio" te nje artisti; si nje tentative per te zhdukur barrierat ndermjet "krijimit te nje vepre arti", dhe "perftimit" te saj.
Jeni te mirepritur te gjithe,nese ndjeni te nevojshme per t'u shprehur, apo per te dialoguar ne lidhje me konceptet e mia, por edhe me temat e prezantuara ketu !
e diel, nëntor 11, 2007
Rrezja journal
Pjesa me e madhe e shkrimeve është e fokusuar në realitetin Kosovar dhe më gjere, duke trajtuar këndvështrime interesante qe bashkëjetojnë dhe rrugëtojnë me ne. Qëllimi i kësaj faqeje i shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze qëndron thjeshtë në promovimin e realitetit tonë në kozmopolitanizmin elektronik botëror, ndërsa ideja për ta hapur faqen "Rrezja journal" më lindi nga një varg i shkrimtarit amerikan Robert Frost, që thotë " Two roads diverged in a wood, and I took the one less traveled by, and that has made all the difference"
Autori: Fazli Rrezja
Emërtimet:
Ese,
Informacion,
Kosovë,
Shqip
e premte, nëntor 09, 2007
Shqiperia e udhekryqeve
Edhe pse jam larg Shqipërisë, fëmijërinë dhe një pjesë të rinisë e kam kaluar atje dhe sado që botën e quaj atdheun tim të madh, është kurdoherë një atdhe i vogël, një qytet, një fshat, një mal,një lumë apo një perëndim dielli ku na shkon mendja herë pas here. Pse Shqipëria e udhëkryqeve? Sepse mbeti udhëkryqeve në tërë historinë e saj, se lanë kurrë të zgjedhë rrugë po e tërhoqën me hir a me pahir në rrugë pa krye.Autori, Ylber Memia shprehet për blogun e tij
e hënë, gusht 20, 2007
matrapapupa, faqja e Astrit Canit
Është një blog që siç thekson edhe nën titulli, flet mbi « ese, poezi, artikuj publicistikë, tregime, recensione, humor, përkthime ». Edhe autori, esteti, kur e pyeta të fliste pak mbi veten dhe blogun e tij, mu përgjigj thjeshtë « merrem me Letersi, pra, meqe e shkruej me te madhe, merrem me te gjitha llojet e Saj, pra letersi, filozofi, histori, kritike e me radhe ». Lexim të këndshëm të këtij blogu që merret akoma me fjalën dhe përdorimin e saj.
e diel, gusht 05, 2007
Laureta Mema
Ja dhe një blog artistik me krijimet e Lureta Memës. Blogu është i pasur me poezi, tregime, ese dhe fotografi. Krijimet e autores janë vërtet shumë të ndjera dhe të pasura. Mendoj që kjo krijuese e re shprehet shumë mirë në poezi apo prozë. Blog me vlera.
e mërkurë, korrik 18, 2007
Peizazhe të fjalës - ose natyra jo aq të qeta
Blogun e zbulova me ndihmen e selfmaderadio-s dhe gjëja e parë që më bëri përshtypje ishin artikuj e gjatë, veç sa fillon lexon njërin, dëshiron t’i lexosh të gjitha. Në këtë blog ka plot artikuj, njëri më interesant se tjetri dhe ajo që vlerësoj më shumë është një kandvështrim objektiv dhe i paanshëm mbi tema e trajtuara bile edhe atyre shumë polemike.
Autori, një për momentin veç qëllimi i blogut është të jetë kolektif, prezantohet me pseudonimin xha xhai. Pseudonimi nuk mund të jetë më gjetur, lexoni vetë këtu. Këshillë praktike, lidhuni tek ky blog për të kaluar shumë kohë.
Autori, një për momentin veç qëllimi i blogut është të jetë kolektif, prezantohet me pseudonimin xha xhai. Pseudonimi nuk mund të jetë më gjetur, lexoni vetë këtu. Këshillë praktike, lidhuni tek ky blog për të kaluar shumë kohë.
e enjte, mars 29, 2007
Përpjekja.
Blogu Përpjekja, është një nga blogjet e parë që gjen sapo fillon të kërkosh në blogosferën internacionale, ekzistencën e pjesës shqiptare. Fatos Lubonja, autori i këtij blogu, është sot një nga penat më të njohura të asaj që mund ta quaj gazetaria kritike dhe serioze, ashtu si dhe një nga shkrimtarët dhe eseistët që unë vlersoj veçanërisht. Revista “Përpjekta”, që unë e kam pas lexuar vetëm në fillimet e saj, ngelet për mua një përpjekje për të ofruar tekste nga të gjitha fushat artistike me një kualitet të rrallë. Pse nuk kam folur më përpara, sepse ky blog duhet vetëm të lexohet, autori nuk ndërhyn në debatet e komentuesve.
e mërkurë, mars 07, 2007
Angel or Evil ?

Një blog që vjen nga Shqipëri dhe i shkruajtur vetëm në shqip ka për autor Relin. “Engjëll apo djall” boton artikuj lajme ose ese mbi politikën, ekonominë shoqërinë. Emri i blogut, mendoj, prezanton atë që autori mundohet të na bëjë të kuptojmë me shkrimet e tij : “mos shikojmë vetëm anën e mirë të gjërave, kujdes djalli mund të mos jetë larg”
Abonohu te:
Postimet (Atom)