Po shfaqen postimet me emërtimin Letërsi. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Letërsi. Shfaq të gjitha postimet

e diel, qershor 01, 2008

Revista Letrare ADMET

Prezantimi i blogut eshte bere nga autori i tij Andi Meçaj:
Blogu eshte nje blog letrar, reviste elektronike, me poezi,
tregime, ese, kritika, artikuj, piktura, humor, me cdo gje letrare, ku midis autoreve te njohur shqiptare e te huaj paraqitet edhe krijimtaria (jone)e tre autoreve.
Vend kryesor zene edhe shqiperimet apo perkthimet nga letersia bashkekohore me e mire e huaj.
Eshte nje pasqyre e gjere ku cdo i apasionuar pas letersise do te gjeje shijen e tij.
Botimet e ketij blogu nuk jane vetem eterike, ato mund te lexohen edhe ne gazeten njejavorshe me te madhe shqip ne Athine: "Gazeta e Athines", ku zene nje faqe te saj.

e hënë, dhjetor 10, 2007

Puls

Puls, është blogu i krijimeve artistike të Rubinit i cili jeton në Gjermani. Mbizotërojnë vargjet e ndjera veç edhe tregimet e shkurtra, më të pakta në numër, janë të një cilësie shumë të mirë.

Ju ftoj të gjithëve të ndiqni nga afër këtë krijues të ndjerë.

e mërkurë, tetor 17, 2007

LOER KUME

Blogu Loer Kume me nëntitullin « Unë jam reja puplore... » është blogu i një artisti të ri, nga Durrësi që shkruan proza të shkurtra apo të gjata veç gjithmonë që lexohen rrjedhshëm. Shpesh tregimet e tij janë të përkthyera në anglisht.

e mërkurë, tetor 03, 2007

Pena e Vjetër

Pena e Vjetër, është blogu i Përparim Hysit. Blogu është një blog letrar me shumë poezi, tregime dhe shkrime të tjera sigurisht të shkruajtura në shqip dhe me shumë cilësi.

e hënë, gusht 20, 2007

matrapapupa, faqja e Astrit Canit

Është një blog që siç thekson edhe nën titulli, flet mbi « ese, poezi, artikuj publicistikë, tregime, recensione, humor, përkthime ». Edhe autori, esteti, kur e pyeta të fliste pak mbi veten dhe blogun e tij, mu përgjigj thjeshtë « merrem me Letersi, pra, meqe e shkruej me te madhe, merrem me te gjitha llojet e Saj, pra letersi, filozofi, histori, kritike e me radhe ». Lexim të këndshëm të këtij blogu që merret akoma me fjalën dhe përdorimin e saj.

e enjte, qershor 07, 2007

AKVLL - NAJA

Kujdes blogu, duke u përqënndruar, quhet Akullnajë, veç nuk ka azgjë të përbashkët me akullin dhe i uroj një jetë po aq të gjatë si dhe akullnajat. Ky blog i ri dhe i shkruar në shqip, kryesisht se kohët e fundit janë parë në të shënja të ardhura nga një e largët e afërt e harruar, është vërtet shumë i këndshëm dhe me biseda të gjata. Cilësia e krijimeve të autores është vërtet për t'u theksuar.

e enjte, mars 29, 2007

Njeriu i çuditshëm

Njeriu i çuditshëm – ai është mes nesh...por askush nuk e sheh, është një blog që e zbulova rastësisht duke bredhur në komentet e një blogu tjetër. Blogu mund të klasifikohet si një blog letrar veç aty gjen edhe filozofi jo shumë të shtrenjtë, 5 lekë thotë autori, strangeMAN. Fillimet e blogut janë mars 2007 dhe i uroj jetë të gjatë.

e hënë, mars 12, 2007

Simbad

Një blog në formë të një ditari të veçantë që autori vetë e quan "ditar për të ndarë një pasion për artin dhe letërsinë". Shkrimet gjenden në frëngjisht dhe shqip dhe janë shumë të pasura. Autori bën pjesë tek ata shqiptar që u larguan të parët me hapjen e kufijve. Gjithmonë i gatshëm të bashkbisedoj dhe të ndaj pasionin e tij.

e martë, shkurt 13, 2007

Vrima e Çelsit

Nëse doni debat, por edhe poezi edhe shqetësimet e përditshme të një Shqiptari në Greqi, duhet domodsdoshmërisht të lexoni blogun Vrima e çelsit, çdo ditë. Mos u shqetësoni për mesazhet dhe diskutimet në greqisht, gjithshka është e përkthyer dhe debatet në shqip janë më interesante – thotë dikush që as nuk di të lexoj një llaf në greqisht.

e mërkurë, janar 31, 2007

Kastadiva


Një blog nga atdheu. Në këtë blog të mbajtur nga Elona do të gjeni poezi, proze, ese, letërsi, kulture.