e premte, dhjetor 14, 2007

The day is young

The day is young – është blogu i Aida Bodes. I prezantuar fillimisht tek bletebzz blogu flet me poezi. Në të do të gjeni krijimet e autores në anglisht dhe shqip. Ju uroj lexim të këndshëm.

e martë, dhjetor 11, 2007

Dy blogje nga Shqipëria

Këtu do prezantoj jo një por dy blogje të krijuara nga një gazetar nga Shqiperia, Saimir Kola. Autori shprehet për blogjet e tij :

« Do të doja që edhe unë të prezantoja dy blogjet e mia. I pari është me lajme, komente analiza, kulturë dhe kurjozitete nga Shqiperia, ndërsa blogu tjetër është vetëm për mjekësinë. Ne kete blog ka vëtëm intervista me mjekë të realizuara nga unë në lidhje me sëmundje të ndryshme.

Gjithçka në këto dy blogje i përket vetëm punës së stafit tonë. Do më bëhej qejfi nëse kam arritur të bëj edhe unë diçka të mirë. »



Pra ju prezantoj blogun : INDIPENDENT MEDIA NEWS - Na e besoni në punën për të gjetur te verteten. Standartet i vendosim ne, te tjeret thjeshte na ndjekin…


Dhe blogu i dyte : MJEKESIA - Ky web eshte vetem per ata qe jane te interesuar per shendetin. Materialet e tij jane ekluzive dhe nuk lejohet kopjimi dhe publikimi i tyre ne asnje menyre pa lejen e webmasterit…

e hënë, dhjetor 10, 2007

Puls

Puls, është blogu i krijimeve artistike të Rubinit i cili jeton në Gjermani. Mbizotërojnë vargjet e ndjera veç edhe tregimet e shkurtra, më të pakta në numër, janë të një cilësie shumë të mirë.

Ju ftoj të gjithëve të ndiqni nga afër këtë krijues të ndjerë.

e hënë, dhjetor 03, 2007

Rrëfime

Autorët anonim të këtij blogu për rrëfime anonime prezantojnë anonimisht atë :

« Të dashur miq , duke u nisur nga disa faqe të huaja shumë interesante dhe popullore nga të cilat morrëm frymëzim dhe duke parë mungesën e një faqeje të tillë në shqip, e pamë të udhës të hapnim një të tillë.
Për të lënë nje rrëfim ju lutem postojeni në adresën: mkomike@yahoo.com.

Tani qe i mesuat te tera, hajde o burra shprehuni njerez »

Më shumë detaje si të botoni : këtu.

e hënë, nëntor 19, 2007

Martians got feelings too…

Autorja prezanton blogun e saj dhe veten :

"Shkruaj pak dhe kur me teket...
Blogu përmban qëndrat e mia të interesit, gjëra të gjetura vërdallë, plus nganjëherë edhe fotografi (të miat apo edhe të t ë tjerëve...)
Perse e kam krijuar? Hmmm, sepse më dukej i bukur hehe.
Pershkrim per veten? Vij nga Marsi...sa për të thënë që qeveris vetë planetin tim!!! Ndërkohë shpresoj të mos më kenë bërë ndonjë grusht shteti, se nuk i dihet atyre, popull i vështirë..." massia

Amarus

Amarus – është blogu i një gazetari shqiptar që jeton në Francë. Ai është konceptuar në formën e një « reviste » kulturore e artistike, ku mund te gjeni pak nga te gjitha: letersi, art, kulture, refleksione, publicistikë, muzike, krijime e komente nga personalitete të ndryshme nga bota e artit etj.

Simbad

e premte, nëntor 16, 2007

Përjetësisht të Panjohur

Përjetësisht të Panjohur - Një tjetër mënyrë e të kqyrurit të Shqipërisë dhe Shqiptarëve

"...në lidhje me këtë univers shqiptar që merr format e një labirinti, nuk mund të merret guximi të shtrohen pyetje qoftë edhe të thjeshta në pamje, pa patur bindjen që pėrgjigja mund të trondisë dhe të rrëzojë një ndërtesë të tërë të të menduarit, një sistem të tërë të ngritur mbi bazën e paragjykimeve ose të vrojtimeve të ngutura."

Pjesa kryesore e shkrimeve të këtij blogu dy gjuhësh (Shqip-frėngjisht) strukturohen rreth kësaj ideje qëndrore dhe prekin dora dorës probleme të historisë së Shqipërisë, tema të aktualitetit, mendime rreth jetës politike si dhe vështrime të lira dhe personale lidhur me çështjet e identitetit, vendit dhe rolit të Shqiptarëve në Ballkan dhe Evropë.
Autori i tij, Georges Xexo, jeton aktualisht në Tuluzë (Francë). Pas një përvoje të gjatë shkencore, ai i është përkushtuar shkrimit, eseve dhe përkthimit.

e martë, nëntor 13, 2007

Temat

Temat - Lajme, ide, opinione nga Kosova dhe rreth Kosovës,
është një blog kolektiv. Një nga autorët e tij, bytycci, shprehet mbi këtë blog:

"Blogu Temat është i dedikuar audiencës shqipfolëse dhe ngrit tema politike, sociale, kulturore dhe të ngjashme."

autorët : abiti, theory, Kushtrim Xhakli, bytycci

South East Europe Online

"Blogu South East Europe Online është një blog i dedikuar audiencës anglishtfolëse - domethënë botërore - dhe përmbledh lajme nga Ballkani me fokus në trojet shqiptare sidomos në Kosovë. Qëllimi i këtij blogu është një prezantim i mirë i shqiptarëve, thyerja e paragjykimeve dhe përmbledhja e lajmeve të rëndësishme nga Ballkani. Ka edhe komente nga autori apo të huazuara. Gjithashtu postohen edhe foto apo video." bytycci

Sheshi i Mejdanit

e diel, nëntor 11, 2007

Rrezja journal

"Rrezja journal" është një faqe elektronike që ngërthen në vete publicistikë të natyrës gazetareske, analiza, ese, lajme, intervista… në këtë faqe shkruajnë autorë që i përkasin profesioneve te ndryshme nga fusha e komunikimit, media, politikes, filozofisë, sociologjisë, etnologjisë, kulturës, artit…

Pjesa me e madhe e shkrimeve është e fokusuar në realitetin Kosovar dhe më gjere, duke trajtuar këndvështrime interesante qe bashkëjetojnë dhe rrugëtojnë me ne. Qëllimi i kësaj faqeje i shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze qëndron thjeshtë në promovimin e realitetit tonë në kozmopolitanizmin elektronik botëror, ndërsa ideja për ta hapur faqen "Rrezja journal" më lindi nga një varg i shkrimtarit amerikan Robert Frost, që thotë " Two roads diverged in a wood, and I took the one less traveled by, and that has made all the difference"

Autori: Fazli Rrezja

e premte, nëntor 09, 2007

Paris – Tiranë : sociologjia dhe Ballkani



Një blog mes dy qytetesh ose më saktë mes dy rajonesh Europiane. Ky blog ka për qëllim të prezantojë Ballkanin në përgjithësi dhe në mënyrë më të veçantë Shqipërinë, nën këndvështrimin e shkencave sociale. Do të gjeni në këtë blog analiza, kërkime dhe publikime mbi realitetin Ballkanik.

Mickaël Wilmart është studies në Shkollën e Lartë të Studimeve në Shkencat Shoqerore. Puna e tij konsiston në studimin e historisë dhe antropologjisë fetare në Ballkan dhe sidomos në Shqipëri.

Bëra përkthimin se autori shprehet vetë por në frëngjisht.

Shqiperia e udhekryqeve

Edhe pse jam larg Shqipërisë, fëmijërinë dhe një pjesë të rinisë e kam kaluar atje dhe sado që botën e quaj atdheun tim të madh, është kurdoherë një atdhe i vogël, një qytet, një fshat, një mal,një lumë apo një perëndim dielli ku na shkon mendja herë pas here. Pse Shqipëria e udhëkryqeve? Sepse mbeti udhëkryqeve në tërë historinë e saj, se lanë kurrë të zgjedhë rrugë po e tërhoqën me hir a me pahir në rrugë pa krye.

Autori, Ylber Memia shprehet për blogun e tij

e enjte, nëntor 08, 2007

Alter Ego - Ardita Jatru

“Në m’i pëlqefte Bota këto poezi, Unë kam veç mundimin –lavdinë ti” Shakespeare.

Epo.....po e hap dhe unë një blog - mendova para një muaji. E ndërtova katër herë. I bëra muret, e vesha me pak orendi, dola jashtë, e mbylla derën, në fakt e përplasa dhe vazhdova rrugën.
U ktheva përsëri si krimineli në vendin e krimit. Më gërryente një mëndje e keqe - "po ç'dreqin dua me blog-et dhe une ?" Kthehesha dhe i shembja muret përsëri, dhe kjo te katrat herë. Por...."moda" alablogmaniac të hëngërka shpirtin. Fundja pse te mos kem dhe une një blog për të qënë si e gjithë dynjaja(fundja-fundja). Dhe e thashe, dhe e bera. Si thoni ju or miq?
Ardita Jatru

e hënë, nëntor 05, 2007

Klithma


Blog gazetaresk ku gjenden artikuj që trajtojnë ngjarje që shënojnë fort jetën shqiptare sot. Botimet nuk janë shumë të shpeshta veç artikujt që citohen janë me cilësi. Autori është anonim.

e mërkurë, tetor 17, 2007

Drini Web

Blogu i Drinit që banon diku afër Parisit në Francë. Çfarë ka në këtë blog ? Autori shprehet më mirë duke përshkruar më poshtë premtimet që i bën blogut të tij :

« Kësaj radhe të jap fjalën që do të vij shpesh dhe do të shkruaj gjëra sa më të bukura, do të ndaj me ty gjërat që më bëjnë përshtypje dhe që më lënë mbresë në jetën e përditshme. Në përgjithësi nuk do të ketë gjëra personale pasi nuk është vendi, por ndonjëherë mund dhe të më shpëtojnë disa detaje…»

LOER KUME

Blogu Loer Kume me nëntitullin « Unë jam reja puplore... » është blogu i një artisti të ri, nga Durrësi që shkruan proza të shkurtra apo të gjata veç gjithmonë që lexohen rrjedhshëm. Shpesh tregimet e tij janë të përkthyera në anglisht.

e martë, tetor 16, 2007

Buk me Djath

Blog ushqimor ku shpesh cigarja ndërhyn në recetat e përshkruara dhe ku gjithmonë fotografitë janë nepsdhënëse. Recetat, shumë shqiptare (nga ana e përmbajtjes, gatimit dhe artistit), janë interesante sidomos për kombinimet e mundshëm për të realizuar diçka të mirë për të ngrënë me ushqimet që kanë ngelur në dollap.

BEBOP COWBOY

Nëse do të doja të shprehja përshtypjen e parë timen mbi këtë blog, do të ishte – përzjerje befasuese, autori vetë shprehet më mire :


« Ditari i BC. Copëza jete sa andej këndej të lidhura së bashku nga dashuria për Jazz&Blues dhe kënaqësia e gatimit. Jeta është me të vërtete një libër i ilustruar përrallash që mua më pëlqen ta jetoj si të vij dita ditës. Ca nga këto copëza më pëlqen ti ndaj së bashku me miqtë e mi. »

Life is too important to be taken seriously

Blogu i Banës me mendime të rastit, duke lexuar një libër, një poemë, një histori për të qeshur, një lajm lokal (USA) apo internacional (Atdheu) apo mendime edhe më personale si p.sh. familja, kushërinjtë etj. Një ditar vërtet interesant.

Living in Shkodra, Albania

Living in Shkoder, Albania, është blogu i një të huaji që jeton në Shqipëri, Shkodër. Them të huaji por në të vertetë Kolin, autori i këtij blogu është plotësisht i konvertuar në një shqiptar, lexoni vetë si shprehet për blogun e tij :

Kam ardhur në Shqipëri qysh 1995.( Vizita e parë ishte në 1994). Tërë kohë kam qënë në Shkodër. Punoj me një kishë ungjillore këtu, por blog-un nuk ka për te bërë me besimin tim. Më shumë dua të tregoj për jetën në Shkoder - pak nga sytë e një i huaj...dhe pak për të treguar si është Shkoder tani. ( më shumë për refugjatët)

e mërkurë, tetor 10, 2007

Krypa's Epigraphica

Dhe Krypa akoma godet fort me një blog tjetër. Kësaj rradhe vizatimet e tij, në pamjen e parë të thjeshta, janë të shoqëruara me një frazë në shqip edhe ajo e thjeshtë, fare e thjeshtë në pamjen e parë. Degustim të këndshm se kombinimi i të thjeshtave ka rezultate ? shikoni këtu.

Krypa's Game

Mu desh kohë të zgjidhja një karikaturë për të prezantuar blogun e Krypa-s dhe ju këshilloj ta vizitoni vetë se çdo karikaturë është një histori pa fund..

Për më shumë autori shprehet vetë në anglisht : « Most of these drawings have appeared on Alb-Club already. I am a regular at "Bota Shqiptare", a newspaper I feel attached to, and which is published in Rome. Other newspapers have featured my work, some of them even asking for my permission. My hope now is the blog itself will allow for a new reading of the cartoons. Thank you for visiting :) Krypa »

Quo Vadis, titulli i karikaturës së prezantuar.

MIP Media Info Pro

Blogu i Fatmir Terziut, shkruar në annglisht dhe nga Anglia, trajton tema rreth fushes së artit të shtatë. Në këtë blog gjen artikuj rreth televizorit apo kinemasë dhe sigurisht me një lidhje të afërt apo të largët me Shqipërinë

e mërkurë, tetor 03, 2007

Pena e Vjetër

Pena e Vjetër, është blogu i Përparim Hysit. Blogu është një blog letrar me shumë poezi, tregime dhe shkrime të tjera sigurisht të shkruajtura në shqip dhe me shumë cilësi.

e hënë, shtator 03, 2007

Tropoja

Autori, tropoja, shprehet mbi blogun e tij :
…është një persiatje e imja personale për ta sjellë Tropojën, me imazhet e saj më të bukura, që sigurisht ka shume, në hapësirën e internetit. Eshte thjeshtë nje sensibizilim, nje imazh ndryshe atij të ziut të krijuar vitet e fundit për atë vënd që është i tillë, siç edhe duket në foto...për atë vënd që ka femijë, burra dhe gra qe kanë nevojë te jetojnë si gjithë të tjerët dhe që dita ditës po largohen jo sepse duan, por sepse nuk munden te rezistojnë dot më gjatë ndaj shpërfytyrimit mospërfilljes dhe harresës së shtetit.

Inisjativa më duket vërtet për t’u përgëzuar për më shumë që mendoj që turizmi i vërtetë që mund të ofrojë Shqipëria sot, janë pejsazhe të tilla të egra në pamjen e parë por të mrrekullueshme sepse natyra është Zot. E kisha të vështirë të zgjidhja një fotografi ndaj ftoj të shkoni vërtet e të vizitoni këtë blog.

e hënë, gusht 20, 2007

matrapapupa, faqja e Astrit Canit

Është një blog që siç thekson edhe nën titulli, flet mbi « ese, poezi, artikuj publicistikë, tregime, recensione, humor, përkthime ». Edhe autori, esteti, kur e pyeta të fliste pak mbi veten dhe blogun e tij, mu përgjigj thjeshtë « merrem me Letersi, pra, meqe e shkruej me te madhe, merrem me te gjitha llojet e Saj, pra letersi, filozofi, histori, kritike e me radhe ». Lexim të këndshëm të këtij blogu që merret akoma me fjalën dhe përdorimin e saj.

Mbi vijë

Ja dhe blogu i një nga pionierëve në blogostanin shqiptar. Një nga më aktivët gjithashtu. Nëse nuk kam folur më përpara për këtë blog është që autori, d, nuk para jep intervista megjithëse është gjithmonë prezent në komentet e lexuesve të tij. Mbi vijë, një blog filozofik ku fjala shqip është mbret.

Blogshkenca

Emri i blogut shpreh qartë përmbajtjen e tij. Pra ja dhe blogu i parë në shqip që ka për objekt shkencën. Autorët nuk janë të identifikuar veç blogu është shumë interesat megjithëse artikujt e tij nuk ftojnë komente, kush mund të komentojë shkencën ?

e diel, gusht 05, 2007

Laureta Mema

Ja dhe një blog artistik me krijimet e Lureta Memës. Blogu është i pasur me poezi, tregime, ese dhe fotografi. Krijimet e autores janë vërtet shumë të ndjera dhe të pasura. Mendoj që kjo krijuese e re shprehet shumë mirë në poezi apo prozë. Blog me vlera.

e premte, gusht 03, 2007

Beni's Blog

Më pëlqen kur zbuloj nje blog te ri dhe jam nje nga të parat të flas për të (jo e para në blogun e tij ka komente tashmë, bile më shumë se artikuj). Në këtë blog ka plot artikuj qe informojnë mbi të rejat në fushën e informatikës apo mund të ndihmojnë për të zgjidhur problemet e specialistëve të kësaj fushe. Beni, autori, nuk flet shumë për veten për momentin, profili nuk është i plotësuar, veç besoj nuk do të vonojë.

e diel, korrik 29, 2007

Krasta Krau


Blogu Krasta Krau ka për autor Vladimir Karaj që sot jeton në Tiranë. Blogu, sigurisht në shqip, na sjell krijmtari të autorit në poezi dhe prozë. Secili mund të citojë krijimet e këtij të fundit veç me lejen e autorit.

Lexim të këndshëm.

le blog adelinazog

Një blog tërësisht me poezi. Autorja, që shokoni në fotografi, vjen nga Tepelena, Bënça. Mbasi ka përfunduar studimet e larta në Atdhe për gjuhë e letërsia, poetesha jeton sot në Belgjikë. Ajo vetë shprehet për blogun e saj : « shpresoj të kënaq lexuesit me krijimet e mija origjinale,ku trajtohen tema të ndryshme të jetës ». Le t’i urojmë autores sa më shumë frymëzim.

e enjte, korrik 26, 2007

Salvator - Q

« Një hapësirë, një alternativë për të shprehur disa gjëndje që kërkojnë takim me njerëzit. Ne fakt ky medium më jep mundëine të kem më shumë mundësi për të vendosur imazhe dhe shkrime. Nga fotografia dhe filmat që dalin në kinema, qëndrimi im është vetëm personal dhe nuk mund të mendohet që bëj kritikë apo analize. Është vetëm një gjëndje emocionale që shperndan hapësirë (vështrime) dhe lirim (udhëtime) nga e përditshmja. »

Salvatori

Kolektiviza - koleksion arti


KOLEKTIVIZA, është një blog serioz që trajton të rejat mbi artin dhe kulturën në përgjithësi dhe atë shqiptar në veçanti.
Autori thekson që blogu do të jetë në dy gjuhë, anglisht dhe shqip, veç për momentin, shqipja është gjuha kryesore e blogut.

e mërkurë, korrik 18, 2007

Peizazhe të fjalës - ose natyra jo aq të qeta

Blogun e zbulova me ndihmen e selfmaderadio-s dhe gjëja e parë që më bëri përshtypje ishin artikuj e gjatë, veç sa fillon lexon njërin, dëshiron t’i lexosh të gjitha. Në këtë blog ka plot artikuj, njëri më interesant se tjetri dhe ajo që vlerësoj më shumë është një kandvështrim objektiv dhe i paanshëm mbi tema e trajtuara bile edhe atyre shumë polemike.
Autori, një për momentin veç qëllimi i blogut është të jetë kolektif, prezantohet me pseudonimin xha xhai. Pseudonimi nuk mund të jetë më gjetur, lexoni vetë këtu. Këshillë praktike, lidhuni tek ky blog për të kaluar shumë kohë.

e martë, korrik 17, 2007

Words, words, words

Një blog i shkruajtur me shumë sinqeritet dhe me pasion. Autorja është Klodiana e cila shprehet në anglisht dhe mund të përgjigjet edhe në shqip.

Një frazë e saj që mu duk shprehëse dhe e përshkruan në të njëjtën kohë është

"I am many things and one all at once. And I find it pointless to define myself by what I do and how I talk and what I make or what I’ve seen. What I know is that my eyes are good for as long as they keep me from tripping or walking into a wall."

Na falni por vetëm autorja mund ta përkthejë, unë e ndjej vetën të pafuqishme të gjej fjalët e duhura.

e mërkurë, qershor 27, 2007

Midis nesh

Mes nesh një blog ditar nga Franca dhe në shqip që do të na bëj të diskutojmë midis nesh. Autorja e blogut është ervivi dhe në pritje të vitit të ri universitar shkruan shpesh në blogun e saj.

Babacjapi


rastësisht pa ndihmën e njeriu zbulova blogun e dytë me humor në shqip. Autori apo administratori, i paidentifikuar, prezanton vetë blogun:

“Mirë se vini dhe shpresoj që 'humori' i kësaj faqeje t'ju ketë argëtuar, por para së gjithash, të mos ketë fyer ndjenjat tuaja. S'jeni të detyruar që të komentoni, por nëse nganjëherë shprehni opinionin tuaj ose shtoni ndonjë 'barcaletë' të ngjashme, do të ishte më frytdhënëse”

We are living the future !!!

Blogu “We are living the future!!!” me nëntitullin "Jeta është sot, nuk është në të kaluarën nuk është në të ardhmen. E ardhmja është sot! ” vjen nga Greqi dhe autori M.M është një student për momentin. Mendoj që ky blog i ri, në formën e një ditari, duhet inkurajuar.

e enjte, qershor 21, 2007

An Albanian in NoVA - Randomness

Blog në anglisht i mbajtur nga një djalë që në moshën 16 – vjeçare bënë udhëtimin e jetës së tij nga Elbasani, vëndlindaj, në Amerikë. Sot, për ata që duan ta takojnë, djalin banon në Washington, DC, ata që duan ti flasin, e gjeni këtu.

AKKSIDENTAL(isht) – kot per sport(ad hoc)

Akoma nga Amerika por kësaj herë dikush që komunikon në shqip. Blogu është i gëzueshëm me shumë këngë. Nuk e di pse ka përshtypjen që autori, merjeme, vdes për festat me muzikë të zhurmshme të ndërprera me muzikë të qetë.

blogu i vjetër i autorit RIGHT ON !!

e premte, qershor 15, 2007

MBRET I 3GUT

Një mik virtual më dërgoi këtë adresë blogu marketimi me një cilësi vërtetë shumë të mirë. Autori, nëse nuk është personi në fotografi, nuk di cili mund të jetë dhe ku jeton. Disa thënie të gjetura tek blogu i tij:

Me shkas : Njeriu që ndal investimet në marketing për të kursyer para, është sikurse njeriu që ndal orën për të kursyer kohë.

Formula e Marketingut : Prodhim - Shitje = Hedhurinë.

Ç'është Reklama ? Larje komerciale e trurit

e enjte, qershor 07, 2007

AKVLL - NAJA

Kujdes blogu, duke u përqënndruar, quhet Akullnajë, veç nuk ka azgjë të përbashkët me akullin dhe i uroj një jetë po aq të gjatë si dhe akullnajat. Ky blog i ri dhe i shkruar në shqip, kryesisht se kohët e fundit janë parë në të shënja të ardhura nga një e largët e afërt e harruar, është vërtet shumë i këndshëm dhe me biseda të gjata. Cilësia e krijimeve të autores është vërtet për t'u theksuar.

e premte, qershor 01, 2007

Gazetablog-amatoriale.com

Është i mbushur me plot të papritura blogu “Gazetablog-amatoriale.com”. Duke shfletuar
këtë blog, do të gjeni mjaft shkrime argëtuese, të shkruara me një ritëm të pazakonshem. Një juri e fshehtè dhe më pas vota e lirè e vizitoreve e zgjodhen si faqen më të mirë për vitin 2006 tek Portali Faqet

Blogu trajton kryesisht tema sociale dhe erotike. Për Erosin, forma e zgjedhur nga autori është pa përdorur fjalor banal e ndofta edhe me disa mesazhe emancipuese!
Autor i blogut, Erion Selmani i cili ka shkruajtur tashmë një libër në italisht, shkruan herë pas here për Peshkun Pa Ujë.



ALBANSKA RINJET

Një blog i dytë nga Suedija. I kërkova autorit, shyqeri, Gazetar tek Radio Suedia - kanali SR International, të fliste pak për blogun e tij:

Motivi i blogut ? Një blog personal për Suedinë dhe shqiptarët në Suedi.

Motoja e autorit ? I besoj një të ardhme e cila si rëndom po vonon.

e martë, maj 29, 2007

Emigranti

Emigranti – Letërsi dhe Statistikë.... Just push the door.... it's open!

Një blog i ri dhe që e identifikova me ndihmen e shoqes sonë shumë active, Enit e cila thekson gjithashtu që shkrimet e autorit jane mjaft te famshme dhe tek peshku.

Autori është Shkëlqim Çela që banon në Atlanta, Georgia, Etats-Unis.

e enjte, maj 24, 2007

Maratonomak


Një blog me plot fotografi të marra në kontinente të ndryshëm. Temat janë të shumllojshme dhe ajo që i lidh është bukuria e fotografive. Për të kënaqur syte, mos vononi të shikoni dhe ndiqni këtë blog.

Bashk–autoret: Bizele dhe Eni