
Blogu Krasta Krau ka për autor Vladimir Karaj që sot jeton në Tiranë. Blogu, sigurisht në shqip, na sjell krijmtari të autorit në poezi dhe prozë. Secili mund të citojë krijimet e këtij të fundit veç me lejen e autorit.
Lexim të këndshëm.
Në këtë blog do të gjeni vetëm blogjet e shkruajtura nga një shqiptar ose mbi Shqipërinë. Version i parë, çdo sygjerim është i mirëpritur

Një blog tërësisht me poezi. Autorja, që shokoni në fotografi, vjen nga Tepelena, Bënça. Mbasi ka përfunduar studimet e larta në Atdhe për gjuhë e letërsia, poetesha jeton sot në Belgjikë. Ajo vetë shprehet për blogun e saj : « shpresoj të kënaq lexuesit me krijimet e mija origjinale,ku trajtohen tema të ndryshme të jetës ». Le t’i urojmë autores sa më shumë frymëzim.
« Një hapësirë, një alternativë për të shprehur disa gjëndje që kërkojnë takim me njerëzit. Ne fakt ky medium më jep mundëine të kem më shumë mundësi për të vendosur imazhe dhe shkrime. Nga fotografia dhe filmat që dalin në kinema, qëndrimi im është vetëm personal dhe nuk mund të mendohet që bëj kritikë apo analize. Është vetëm një gjëndje emocionale që shperndan hapësirë (vështrime) dhe lirim (udhëtime) nga e përditshmja. »
Një blog i shkruajtur me shumë sinqeritet dhe me pasion. Autorja është Klodiana e cila shprehet në anglisht dhe mund të përgjigjet edhe në shqip.Në këtë blog, çdo artikull përshkruan një blog ose një autor blogu(blogjesh).
Në këtë blog do të repertorohen vetëm blogjet e shkruajtura nga një shqiptar ose mbi Shqipërinë.
Nëse doni të prezantoni blogun tuaj ose keni një kërkesë ose ankesë, më shkruani në adresën : tetenah@gmail.com.
Një guidë për strukturën e artikullit që prezanton një blog : shikojeni këtu dhe si prezantohet një autor këtu.