e premte, qershor 15, 2007

MBRET I 3GUT

Një mik virtual më dërgoi këtë adresë blogu marketimi me një cilësi vërtetë shumë të mirë. Autori, nëse nuk është personi në fotografi, nuk di cili mund të jetë dhe ku jeton. Disa thënie të gjetura tek blogu i tij:

Me shkas : Njeriu që ndal investimet në marketing për të kursyer para, është sikurse njeriu që ndal orën për të kursyer kohë.

Formula e Marketingut : Prodhim - Shitje = Hedhurinë.

Ç'është Reklama ? Larje komerciale e trurit

e enjte, qershor 07, 2007

AKVLL - NAJA

Kujdes blogu, duke u përqënndruar, quhet Akullnajë, veç nuk ka azgjë të përbashkët me akullin dhe i uroj një jetë po aq të gjatë si dhe akullnajat. Ky blog i ri dhe i shkruar në shqip, kryesisht se kohët e fundit janë parë në të shënja të ardhura nga një e largët e afërt e harruar, është vërtet shumë i këndshëm dhe me biseda të gjata. Cilësia e krijimeve të autores është vërtet për t'u theksuar.

e premte, qershor 01, 2007

Gazetablog-amatoriale.com

Është i mbushur me plot të papritura blogu “Gazetablog-amatoriale.com”. Duke shfletuar
këtë blog, do të gjeni mjaft shkrime argëtuese, të shkruara me një ritëm të pazakonshem. Një juri e fshehtè dhe më pas vota e lirè e vizitoreve e zgjodhen si faqen më të mirë për vitin 2006 tek Portali Faqet

Blogu trajton kryesisht tema sociale dhe erotike. Për Erosin, forma e zgjedhur nga autori është pa përdorur fjalor banal e ndofta edhe me disa mesazhe emancipuese!
Autor i blogut, Erion Selmani i cili ka shkruajtur tashmë një libër në italisht, shkruan herë pas here për Peshkun Pa Ujë.



ALBANSKA RINJET

Një blog i dytë nga Suedija. I kërkova autorit, shyqeri, Gazetar tek Radio Suedia - kanali SR International, të fliste pak për blogun e tij:

Motivi i blogut ? Një blog personal për Suedinë dhe shqiptarët në Suedi.

Motoja e autorit ? I besoj një të ardhme e cila si rëndom po vonon.

e martë, maj 29, 2007

Emigranti

Emigranti – Letërsi dhe Statistikë.... Just push the door.... it's open!

Një blog i ri dhe që e identifikova me ndihmen e shoqes sonë shumë active, Enit e cila thekson gjithashtu që shkrimet e autorit jane mjaft te famshme dhe tek peshku.

Autori është Shkëlqim Çela që banon në Atlanta, Georgia, Etats-Unis.

e enjte, maj 24, 2007

Maratonomak


Një blog me plot fotografi të marra në kontinente të ndryshëm. Temat janë të shumllojshme dhe ajo që i lidh është bukuria e fotografive. Për të kënaqur syte, mos vononi të shikoni dhe ndiqni këtë blog.

Bashk–autoret: Bizele dhe Eni

e enjte, maj 10, 2007

Per Qejfin Tone

Kisha kohe qe nuk kisha pare nje blog te ri dhe ja me ne fund. Autorja shprehet vete :
"ky blog lind nga deshira ime per te komunikuar ne menyre me zbavitese me shoqerine time. shpesh do kete postime qe u drejtohen te gjitheve dhe askujt njekohesiht, ashtu sic do kete postime qe vetem disa do mund t'i kuptojne.

te me ndjeni n.q.s. jo gjithmone do mund te kuptoni.

asgje nuk eshte bere me paramendim."